• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë/ Jep dorëheqje Kozak, miku i Putinit 

by Os De
18/09/2025 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dmitry Kozak – një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para – ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini. 

Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten. 

Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90. 

Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla. 

Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar. 

Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë. 

Kozak – i lindur në Ukrainë – hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet. 

Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore. 

Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore. 

Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë. 

Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur. 

Në muajt para dhe ditët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, raportohej për kundërshtime të heshtura nga disa prej këshilltarëve më të afërt të Putinit ndaj vendimit për ta pushtuar vendin fqinj. 

Në ditët pas pushtimit, Kozak, i cili ishte emëruar si përgjegjës i Kremlinit për çështjen e Ukrainës, i kishte thënë privatisht Putinit se ishte kundër, sipas The New York Times. 

Sipas Reuters, Kozaku gjithashtu kishte përgatitur një kornizë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të zgjidhte disa nga kërkesat kryesore të Kremlinit. Por, Putini e kishte hedhur poshtë planin. 

Largimi i Kozakut është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të kohëzgjatjes së tij si bashkëpunëtor i brendshëm i Putinit – i cili njihet për vlerësimin mbi të gjitha të besnikërisë – por edhe për shkak të mungesës relative të dorëheqjeve nga Kremlini apo Qeveria, qoftë për shkak të kundërshtimit ndaj luftës apo për arsye të tjera. 

Zyrtarë të tjerë të lartë që dihet se kanë shprehur kundërshtim ndaj luftës përfshijnë kryetaren e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, e cila raportohet se i kishte dorëzuar Putinit dorëheqjen e saj, por ai nuk e kishte pranuar. 

Gjenerali më i lartë që mbikëqyr luftën, Valery Gerasimov, vazhdon të mbajë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm – pavarësisht bindjes së përhapur se muajt e parë të pushtimit të Ukrainës ishin një katastrofë për forcat e armatosura ruse. 

Ai i mbushi 70 vjet javën e kaluar, shumë përtej moshës normale të daljes në pension për oficerët.(REL) 

Next Post
Publikohet videoja ku Trump ngatërron për herë të tretë Shqipërinë me Armeninë..

Publikohet videoja ku Trump ngatërron për herë të tretë Shqipërinë me Armeninë..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In