• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Besnikëria dhe tradhëtia sipas Horoskopit

by A R
25/10/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndikimet astrale favorizojnë prirjet për tradhti apo besnikëri, duke vepruar në një mënyrë të ndryshme në varësi të pozicionit të zodiakut, ku besimi është një çështje planetësh.

Speciet monogame janë të rralla në mbretërinë e kafshëve, por edhe qeniet njerëzore nuk bëjnë përjashtim, shkruan “Lajme.al”. Megjithatë disa nga këta duket se janë më të pabesë nga disa të tjerë. Me të drejtë të gjithë pyesin nëse kjo mund të jetë një çështje karakteri apo edhe yjet kanë ndikimin e tyre specifik?

Në fakt ndikimet astrale favorizojnë prirjet për tradhti apo besnikëri, duke vepruar në një mënyrë të ndryshme në varësi të pozicionit të zodiakut.

Peshorja dhe Peshqit. Padyshim çdokush ka stilin e tij, dikush tradhton në mënyrën më të qetë të mundshme në “dritën e diellit”, ndërsa dikush preferon të rrijë në errësirë … gjithsesi gjithmonë bëhet fjalë për pabesi!

Tani është momenti të zbuloni shenjat më shumë ose më pak të prirura për tradhti dhe cilat prej tyre janë më të prirura për besnikëri.

Shenjat më të pabesa

Edhe pse dikujt i mungon besa për narcizisëm, rebelim, pasiguri apo butësi, nuk ka rëndësi, sepse gjithsesi për tradhti bëhet fjalë me pasoja të pashmangshme dhe shkatërruese! Thuhet se “më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, ndaj nëse preferoni të verifikoni më herët shkallën e pabesisë së atij apo të asaj, është rasti që të konsultoheni me yjet.

Dashi

Flasim për Dashin nuk duhet të mashtroheni për “brirët” mbi kokën e tij! Ai tradhton me dëshirën e pastër për pushtim dhe nevojën e madhe për konfirmim. Por zjarri i pasionit fiket për aq kohë sa mund të shqiptohet kjo fjalë.

Binjakët

Ja tradhtari serial i horoskopit, më i pabesi i shenjave zodiakale! Tradhtinë ai e konsideron si një lojë të thjeshtë dhe të padëmshme, ndërsa atë e përdor si një “ila甝 kundër stresit. Me këtë justifikim ai kalon pa u “lagur”!

Peshorja

Narcistë dhe sipërfaqësorë, shenja e peshores mund të kënaqet lehtë me vëmendjen e të tjerëve, një ilaç i mirë për autostimën e tyre. Nëse heq dorë nga tradhtia, këtë nuk e bën në emër të dashurisë, por nga frika se mos humb partnerin/en zyrtar/e.

Akrepi

Nuk do ta pranonte kurrë një tradhti duke e gjykuar në mënyrën më të tmerrshme, por gjithë këtë urrejtje në fakt e ka nga dëshira e tij e errët për të qenë i pabesë. Nëse i dorëzohet tundimit, ai këtë e bën me përkushtim më të plotë, aq shumë sa edhe mund të heqë dorë nga vetvetja.

Shigjetari

Aventurat e kënaqin, i jeton shpesh si një lojë, por në anën tjetër Shigjetari është gjithmonë i dhënë pas emocioneve dhe eksperiencave. Ai është i pabesë, por jo me zemër! Në rastin e tij nuk bëhet fjalë për një justifikim banal, në të mirë ose në të keq ai e mendon vërtet kështu!

Ujori

Më shumë sesa në tradhti ai përfshihet në ndërlikim! Ujori për nga natyra është i lirë, nuk pranon imponimet dhe nëse tradhton e bën si një lojë të pastër.

Peshqit

Premton besnikëri, por vështirë se e mban premtimin. Kënaqësia e përfshin deri në atë pikë saqë e bën tradhtar, pavarësisht se mund të jetë i dashuruar çmendurisht. Ndërsa kur tradhtohet e bën dramë të madhe, por që shumë shpejt ngushëllimin e gjen te krahët e një personi tjetër.

Shenjat më besnike

Demi

Demi, pavarësisht kafshës që prezantohet, për nga natyra është i qetë, nuk i do të papriturat, duke preferuar deri në ekstazë një qetësi të shëndetshme. Është posesiv, por “rrotullohet” 360 gradë për të dhënë dhe për të marrë besim.

Gaforrja

Gaforrja e adhuron familjen, është tradicionale dhe shumë rrallë i mungon besimi. Ajo mund të tradhtojë vetëm në rastin se ndien një dashuri të madhe.

Luani

Në ndryshim nga sa besohet, Luani nuk është tradhtar. Ai është i sinqertë, jep dhe pretendon besnikëri. Mjafton të jeni të kujdesshëm që të mos ta lëndoni në krenarinë e tij, sepse përndryshe mund të kthehet në një kafshë të egër, e cila mund t’ju kërkojë vetëgjyqësinë!

Virgjëresha

Pak nga turpi, pak nga pasiguria ose për respektin ndaj atij/asaj që dashuron, shenja e Virgjëreshës preferon të qëndrojë larg tradhtisë. Shkelësit e kurorës së saj janë platonike, e vështirë që të bëhen realitet.

Bricjapi

Bricjapi dëshiron të ndihet gjithmonë i dëshiruar dhe ambicioz ashtu siç është në të vërtetë. Ai do të ndihet gjithmonë i vlerësuar dhe për këtë fakt tradhtia nuk i vjen kurrë në mendje. Respektin për veten e ka të pathyeshëm.

Next Post
Opozita kërkon arrestimin e Tahirit: Garantoi paprekshmërinë e Habilajve

Tahiri nuk arrestohet, reagimi i PD: Fitoi krimi, qeveria ra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com