• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Besnik Mustafaj: Yuri Kim e kishte me Ramën, jo me ne

by Ardit Rada
29/01/2021 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Mustafaj i ftuar në ABC këtë të premte ka komentuar thirrjen e ambasadores së SHBA-së për të hequr nga lista zgjedhore kandidatët e korruptuar.

Muastafaj është shprehur se ky ishte një mesazh i qartë për mazhorancën pasi opozita ka 8 vite që nuk është në pushtet.

“Qëllimi i ambasadores amerikane nuk është për ato që janë të konfirmuar të tillë dhe ajo nuk jep urdhra as KQZ-së, thjesht vënë në dukje problematike. Ligji i dekrimalizimit është bërë para 7 vitesh por sërish në zgjedhjet e 2017 PS-ja futi sërish njerëz të kriminalizuar. 

Nuk besoj se Edi Rama nuk ka pas informacion që të mos fusë në listë persona të kriminalizuar dhe po ashtu në listen e kryebashkiakëve në 2019 dhe mesazhi i ambasadores më shumë është më shumë për mazhorancën jo për opozitën që ka 8 vite jo në pushtet”, ka thënë Mustafaj.

Në intervistën e tij me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj ka folur dhe në lidhje me programin e prezantuar një ditë më parë nga PD-ja, ku ka theksuar se është një program i mirë dhe prek shtresat kryesore të qytetarëve.

Sipas tij duhet të kemi besim tek Basha si lider, pasi ai që në moshë të re e ka treguar se është një menaxhues i mirë dhe ka arritur disa suksese në postet e rëndësishme që i janë besuar me kohën.

“Unë e di kush ka punuar dhe sa kohë ka që punohet për atë program, ka më shumë se një vit që po punohet me të me ekspertë të huaj me qëllim që të bëhet një program në harmoni të gjerë me realitetin.

Taksa e sheshtë është pranuar si e mundshme dhe është pranuar dhe nga LSI-ja. Në tregues të vet kryesore është e rëndësishme që dy forcat politike të mos kenë përplasje pasi programi përfundimtar ekonomik bëhet në fund pas fitores. 

Forcat më dinamike  e shoqërisë është ajo që ka fëmijët në shkollë dhe jo pensionistët dhe patjetër që programi për mbështetjen e arsimit ka një logjikë elektorale.

Unë futem te shtresa përfituese dhe ne duhet të shpresojmë se është e mundur, por adresimi i problematikës për moshën e tretë është jetik, pasi ne jemi në një fazë ku po plaket popullsia pasi sot ne përbëhemi nga 700 mijë pensioni pasi ky brez pavarësisht pamundësisë janë më të prokupuar dhe vendosja e një ure komunikimi me këta njerëz që ndihen të braktisur nga fëmijët që janë jashtë dhe nga shteti është një mënyrë e mire.

Unë i besoj lidershipit të PD-së dhe ironia e Ramës me tramvain e Tiranës, harron se Basha nuk pati kohë pasi erdhi qeveria e Ramës që e pengoi dhe bëri që Basha të ishte një kryebashkiak në tension. Unë besoj se Basha ka marrë poste të rëndësishme në moshë të re dhe unë shpresoj se ai ka ardhë duke u pjekur gradualisht. Ai është në kulmin e pjekurisë dhe besueshmërisë së tij si lider”, ka thënë ndër të tjera ish- ministri./a.p

Next Post
Albin Kurti i përgjigjet SHBA-ve: Dialogun me Serbinë duhet ta drejtojë kryeministri, jo Hashim Thaçi

Albin Kurti s’lejohet të kandidojë/ Gjykata Supreme jep vendimin përfundimtar për kreun e Vetëvendosjes

Comments 2

  1. Rakip Sakiqi says:
    5 years ago

    Ky ka rrjedhur fare.
    Në fillim me Nexhmijen dhe Enverin, tani me Saliun dhe Lulin.
    Punë muti.

    Reply
  2. Merko qejvanaj says:
    5 years ago

    Thot per Lulin se eshte pjekur shum po kujdes se nga pjekja e shumt behet I pakonsumuar

    Reply

Leave a Reply to Merko qejvanaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni demonstratën e PD…

February 10, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In