• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Besnik Mustafaj: Rama do e përdorë hapjen e negociatave me BE, por opinioni nuk ndikohet lehtë

by Java News
25/02/2018 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Besnik Mustafaj teksa komentoi vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker sot në Tiranë, theksoi se ardhja e tij vjen një momenti i rëndësishëm për Ballkanin. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Mustafaj tha se përveçse ky është një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit që janë në pritje të çeljes së negociatave për në BE, është dhe për imazhin e Juncker.

“Juncer është një nga personalitet europiane që është i vështirë për të dhënë premtime por i mban deri në fund. Kjo vizitë është e rëndësishme për Ballkanin, por edhe për Juncer, për imazhin e tij. Ai njihet si njeri skeptik ndaj zgjerimit. Ky është ndryshim ndaj vizionit të tij por edhe për imazhin e tij ndërkombëtar.

Të gjithë atyre që arsyetojnë me shifra do u thosha që gabohen. Ballkani ka më pak se 20 milionë banorë, (vende qe s’janë pjesë e BE). Anëtarësimi në BE nuk arsyetohet në mënyrë aritmetike pasi çdo vend i BE ka të njëjtën peshë bllokuese dhe të njëjtin kapacitet bllokimi. Nuk ka votim të diferencuar. Rumania dhe Bullgaria rëndojnë në ndërgjegjen e europianë se pse u pranuan në BE. Jo pse jemi pak, por duhen plotësuar standardet. Bosnja dhe Kosova janë më pas. Serbia është pjesë e një problematike me Kosovën. Nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës, Serbia do jetë pas. Maqedonia ka hyrë në rrugën e zgjedhjes së problemave me Greqinë, por a do të vazhdojë deri në fund. Ne kemi një problem lidhur me çështjen detare me Greqinë, por janë të zgjidhshme. Ne jemi më para me Malin e Zi. Vuçiç dhe Rama janë fëmijët e përzgjedhur në Bruksel. Në Bruksel arsyetohet jo kështu si tek ne. Në rastin e Maqedonisë shihet se Brukseli ka limitet e veta. Unë besoj se do hapen negociatat por duhet ta dinë të gjithë teleshikuesit që është mistifikuar shumë hapja e tyre”, theksoi ai.

Por a do të përdoret politikisht çelja e negociatave për Shqipërinë në BE? Analisti Mustafaj tha se pavarësisht tentativave të politikës së brendshme, opinioni publik që është i lirë nuk mund ta perceptojë si arritje të qeverisë, ndaj nuk influencohet.

“Rama është një altoparlant shumë i madh i rezultateve të veta. Ka një makinë propagandistike. Unë në këtë rasti drejtohen opinionin publik dhe jo Ramës. Rama ka një dëlir brenda vetes. Por kemi dy eksperienca që na japin të kuptojmë se elektorati nuk influencohet. Rasti i Pranimit të Shqipërisë në NATO ishte moment fatlum për mbrojtjen shqiptare”, tha ai.

Ndër të tjera, Besnik Mustafaj tha se Kina ka një lloj invazioni me investimet në Ballkan dhe Evropë, por nuk është një pengesë për integrimin, ndërsa sipas tij Rusia nuk e do Ballkanin në BE.

“Hapja e negociatave nuk ka ndikim tek opinioni publik dhe nuk do ketë ndikim të menjëhershëm. Në rastin e Shqipërisë që është anëtare e NATO-s mundësi e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera është një garanci e madhe. Kina ka një lloj invazioni me investimet në Ballkan dhe Evropë, por nuk është një pengesë për integrimin e vendeve të Ballkanit. Kina e sheh në interesin e saj integrimin e këtyre vendeve në BE. SHBA është mbështetëse e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Rusia nuk e do Ballkanin në BE, ndërsa Serbia nuk aspirton për t’u integruar në NATO”- tha Besnik Mustafaj. (BalkanWeb)

Next Post
Grushti i shtetit në Turqi/ Pedagogia kosovare rrezikon 15 vjet burg

Grushti i shtetit në Turqi/ Pedagogia kosovare rrezikon 15 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In