• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Besnik Mustafaj: Berisha zhgënjeu shqiptarët, ika se nuk e duroja dot më

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Mustafaj rrëfen arsyet që e çuan nga dorëheqja si ministër i Jashtëm dhe shkëputja nga Partia Demokratike.

Ai flet edhe për marrëdhënien me Sali Berishën, me të cilin aktualisht Besnik Mustafaj nuk ka një komunikim të rregullt, por thjesht okazional.

Ata nuk janë “armiq” me njëri-tjetrin. Thjesht i ndan koncepti i ndryshëm që kanë për politikën.

Një nga arsyet themelore që e ndau rrugën politike me Berishën ishte pikërisht metoda e të bërit politikë.

“Kur arriti pikën që unë nuk e duroja dot më, u prishëm dhe kaq. Ne nuk u prishëm për ndonjë pazar me njëri- tjetrin, por ne të dy ndamë rrugën politike”, tregon ai në një rrëfim për revistën Mapo.

Mustafaj kujton se marrëdhëniet me liderin historik të PD-së kanë qenë të qarta në kuadrin e bashkëpunimit epror-vartës.

Thotë se, asnjëherë nuk e kanë përzier miqësinë me vartësinë në politikë. Mustafaj është njeri hierarkik dhe shumë institucional në marrëdhëniet e punës dhe këtë parim e ka ndjekur edhe me Berishën.

“Kur kam qenë vartës i tij apo edhe këshilltar, gjërat ia kam thënë pa rrena. Unë kam qenë ndoshta nga të vetmit gjatë gjithë jetës së tij politike që ia kam thënë gjërat edhe kur nuk i pëlqenin. Në pjesën e raportimit unë e kam pasur parim të mos e gënjeja. Ai ishte burrë shteti dhe duhet t’i dinte gjërat siç i merrja vesh unë. Nuk kam pasur kurrë këmbënguljen, që unë mbizotëroj të vërtetën. Ai duhej ta verifikonte atë se kishte 100 hapësira për ta bërë një gjë të tillë”, rrëfen Mustafaj.

Por marrëdhënia institucionale mes tyre, pavarësisht miqësisë, nuk mbizotëroi bindjen e Mustafajt se politika duhej bërë ndryshe. Është nga ata që mendon se politika duhet bërë e qetë, pa vulgaritet dhe pa provokime. Kjo pasi në këndvështrimin e tij, politika është sa serioze aq edhe njerëzore dhe shumë qytetare.

“Dhe kur dëgjoj Berishën, të cilin në 35 vjet miqësi nuk e kam dëgjuar kurrë në tavolinë të përdorë një fjalë banale, dhe e dëgjoj ta përdorë atë në aulën e Kuvendit, ky për mua është një Berishë tjetër. Nuk është ai që unë njoh dhe çmoj”, thotë ai.

Mustafaj është i mendimit se Berisha bie shumë lehtë në kurthin e Edi Ramës, të cilin ai e cilëson një provokator.

Madje, Berisha në bindjen e Mustafajt, i shkon më lart provokimit duke tërhequr pas shumë njerëz të tjerë të politikës. Sepse fuqia e Berishës, për Mustafajn, është shumë herë më e fortë, “qoftë në të mirë e qoftë në të keqe, duke krijuar një lokomotivë që tërheq edhe Ramën me vete, e për pasojë ndot krejt skenën politike”.

Por, pavarësisht njohjes deri në detaj, thotë se nuk e ka përdorur në librat e tij Berishën si personazh. Eksperiencën e tij me të po, por jo Berishën. Dhe kjo të çon tek pikëpyetja tjetër: A ndihet ai i zhgënjyer nga Berisha?

“Nuk mendoj se Berisha më ka zhgënjyer mua. Unë besoj se Berisha ka zhgënjyer shqiptarët dhe kjo për mua është e dhimbshme. Sepse Sali Berisha, me gabimet shumë të mëdha që bëri në mandatin e tij të dytë qeverisës, krijoi të gjitha mundësitë që në krye të Shqipërisë të vinte Edi Rama. Dhe ky është një dëm shumë i madh që Berisha u ka bërë shqiptarëve. Po të qeveriste ndryshe Berisha, as PD-ja nuk do të katandisej aty ku u katandis. PD-ja u bë neveria e shqiptarëve dhe ky është krejtësisht faji i Sali Berishës”, analizon Mustafaj.

Për mazhorancën aktuale thotë se është thjesht si partiturë pa kodin e saj harmonik. Protagonizmi i Edi Ramës, për Mustafajn, është ekzibicionizëm që nuk prodhon aksion politik.

E sheh kryeministrin e vendit thjesht si një njeri që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, duke u ngritur mbi rëndësinë e rezultatit. Edhe opozitën e sheh të pastrukturuar dhe të paqartë në reagim. Sepse një opozitë, në këndvështrimin e tij, duhet t’u drejtohet shqiptarëve dhe jo qeverisë.

“Ajo duhet të ndërtojë opinionin publik. Ai që pret është opinioni publik. Nuk është qeveria. Nuk e kam parë akoma qeverinë që të mërzitet nga sjellja e opozitës, sepse Edi (Rama) di ta lexojë këtë gjë”, – shton ai.

Sa për të djathtën, ai e sheh krejt të dekurajuar.

“Është një e djathtë që ende po vuan pasojat e shpërndarjes pa kriter të pushtetit kur ishte në qeverisje. Nuk ka se çfarë kërkon Kastriot Islami me të djathtën shqiptare apo Asllan Dogjani, bie fjala, apo disa figura të tjera që janë totalisht të afishuara si pjesë e të majtës shqiptare…”, mendon Mustafaj.

Mapo/d.i.

Next Post

Historia mbresëlënëse e babait të Srnas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In