Kuvendi i ri i Shqipërisë ka nisur seancën e vet të parë në orën 10:00, ashtu si ishte njoftuar. Në seancë janë të pranishëm deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Kryeparlamentar për një ditë është deputeti i PS-së, Besnik Bare, pasi deputeti më i vjetër në moshë i Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të drejtonte seancën e kuvendit e po ashtu edhe deputetet e tjerë më të vjetër në moshë pas tij.
Në nisje të seancës, para se të lexonte listën e deputetëve të rinj të kuvendit, Bare ftoi tre deputetët më të rinj në moshë të Kuvendit, si sekretaria e përkohshme, që do të bëjë verifikimin e mandateve të deputeteve të rinj. Ata janë, Anduel Xhindi i PS-së, Kejdi Mehmetaj e LSI-së dhe Izmira Ulqinaku e PD-së.
ma.me