Besart Berisha shënoi për Melbourne Victory kundër Jeonbuk Hyundai, por skuadra e tij nuk arriti të kualifkohej në çerekfinalet e Champions League të Azisë.
Koreanët fituan 2-1 dhe kaluan më tej, pasi kishin barazuar 1-1 në takimin e parë, në Australi.
Berisha, i cili kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, shkurtoi diferencën në 2-1 gjashtë minuta para fundit. Austalianëve u duhej edhe një gol, të cilët nuk arritën ta shënonin.
d.i.