Futbollisti nga Prishtina, i cili luan për Melbourne Victory, ka fituar “Këpucën e Artë”, duke u shpallur si golashënuesi më i mirë në Australi, pasi këtë sezon realizoi 18 gola.
30-vjeçari prej vitesh është një nga sulmuesit më të mirë në Australi, transmeton Albinfo.
Ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, meqë duket se derisa trajner të jetë De Biasi në kombëtaren shqiptare, ai e ka derën e mbyllur. (b.an)