• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Besa Mafia” faqja web e killerave shqiptarë ku me 5000 $ mund të vrasësh

by Java News
15/05/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarja.com ka mundur të futet në pjesën e errët të internetit “Dark Web” edhe në faqen e Besa Mafia që u zbulua dy ditë më parë nga hakeri i njohur si ‘bRpsd’ i cili mundi të marrë nga websiti materiale për vrasësit me pagesë, mes tyre shqiptarë, të dhëna që ende nuk janë bërë publike por tregojnë për ekzistencën e vrasjeve me porositje nëpërmjet Dark Web ku ndodhet dhe faqja e Besa Mafia.

Faqja e Besa Mafia, (http://oiiuv2 gwl2jhvg3j.onion , por që nuk mund të hapet me një browser si Chrome, Mozilla, Internet Explorer por me një browser që ka akses në Dark Web)

Dark web

Dark Web (rrjeti i errët) që operon brenda internetit. Me t’u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtjesh dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing. Është një lloj klubi privat gjysmë sekret ku lejohen të futen vetëm anëtarë të caktuar. Siç shpjegojnë ekspertët nuk kemi vetëm një “Dark Web” të vetëm, por shumë të tillë, disa kanë akses të lirë ndërsa disa të tjerë kërkojnë që të paguash për të hyrë. Dark Web është ndryshe nga interneti tradicional, ku të gjithë vizitojnë Facebook, Google bëjnë blerje online dhe lexojnë lajme.

Besa Mafia

Kjo faqe operohet nga mafia shqiptare që ka përdorur fjalën Besa në kuptimin e besës, fjalës së dhënë, kodi i tyre i nderit është “Premtimi mbetet premtim”. Ky grup mund të kryej vrasje por dhe shërbime të tjera kriminale dhe mund të paguhet me anë të monedhave elektronike Bitcoin mbi të gjitha gjithçka mbetet e fshehtë dhe e pa zbulueshme nga autoritetet. Grupi tregon se përdor trafikantë droge që mund të kryejnë krime, vrasje, plagosje sipas kërkesave për një shumë të caktuar parash. Besa Mafia tregon se ka shtrirje në SHBA, Canada, Europë. Në faqe shkruhet se që prej vitit 2012 kur ky portal u krijua janë kryer 1035 vrasje.

Vrasësit me pagesë dhe çmimet

Besa Mafia tregon për shërbimet e saj që nga pjesëtarë bandash që mund të kryejnë një vrasje duke filluar nga 5000$ deri në ish-ushtarakë profesionistë që mund të vrasin me snajper nga 30 mijë deri në 200 mijë dollarë. Grupi tregon se mund të rrah dhe persona pa i vrarë ata, mund të djeg banesat dhe makinat e tyre dhe mund të shesi armë. Sigurisht që gjithçka kundrejt një vlere të caktuar parash, rrahjet mund të kushtojnë nga 500 – 2000 dollarë por pagesa nuk bëhet në dollarë por në monedha elektronike Bitcoin (para elektronike).

besa mafia

Si porositet vrasja

Për porositjen e një vrasje duhet fillimisht një regjistrim i thjeshtë me një pseudonim dhe një adresë e-maili të rreme më pas formulari i porositjes së krimit kërkon një pseudonim, një password dhe një burim si ke mundur të futesh në Besa Mafia ose nga kush të ka treguar. Pjesa tjetër vijon me emrin, mbiemrin, adresën dhe një foto të shënjestrës.

Çmimet

5.000 – 200.000$

Vrasje me snajper – 30.000 – 200.000$

Vrasje – 5.000$ + 4000$ të duket si aksident

Rrahje – 500$ + thyerje kockash dhe prerje të pjesëve trupore – 1.500$

Djegie makinash – 1.000$

Djegie banesash – 2.000$

Si bëhet pagesa

Si çdo gjë tjetër në Dark Web pagesa është me Bitcoin, para elektronike që nuk mund të gjurmohen dhe gjithçka mbetet e fshehtë. Sapo merret konfirmimi që pagesa me Bitcoin është kryer, 80% e parave shkon për vrasësin ndërsa 20% mbahet nga Besa Mafia.

Komunikimi i Koduar

Nëpërmjet mesazheve të koduara të faqes së Besa Mafia në Dark Web por edhe nëpërmjet e-maile të inkriptuara vrasësit i kalohen të dhënat për shënjëstrën.

Shqipëria

Ende nuk ka prova për aktivitete kriminale të kryera nga Besa Mafia në territorin shqiptar. Nga burimet tona deri në këto momente nga Prokuroria dhe Policia shqiptare nuk ka ndonjë hetim të mundshëm por sqarojnë se me rastin janë njohur nga media dhe se do ta mbajnë në vëzhgim këtë çështje në bashkëpunim me partnerët EUROPOL e INTERPOL pasi nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë aktivitet dhe në territorin shqiptar,

Next Post

Bisha çeke me 6 rrota që lë prapa Hummer-in (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kundër ANTIFA-s. Debati për “terrorizmin e kuq” dhe frika për zgjerimin e luftës politike

Trump kundër ANTIFA-s. Debati për “terrorizmin e kuq” dhe frika për zgjerimin e luftës politike

July 13, 2026
Review-t negative, 15 denoncime në Polici nga pronarët e bizneseve, mbi 200 autorë të identifikuar

Review-t negative, 15 denoncime në Polici nga pronarët e bizneseve, mbi 200 autorë të identifikuar

July 13, 2026
Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

July 13, 2026
Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa

Debati pa mikrofon në Kuvend, Braçe-deputetit të Qorit: Po partinë tënde kush e financon?

July 13, 2026
U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

July 13, 2026
Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

July 13, 2026
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

July 13, 2026
“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

July 13, 2026
Shko, Albin!

Shko, Albin!

July 13, 2026
Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In