• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Besa e odave” nuk mund të vrasë “besën” ndaj Perëndimit

by Mero Baze
12/02/2019 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paralajmëruan sot zyrtarisht stopimin e marrëdhënieve miqësore me Kosovën duke analuar vizitën e një gjenerali të lart dhe duke paralajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, çka është jetike për pavarësinë e Kosovës. Vendimi pason rezistencën e qeverisë së Kosovës për mos pezullimin e taksës 100 për 100 me Serbinë, si kusht për avancimin e axhendës së bisedimeve brenda 120 ditëve të ardhëshme.

Vendimi është një ngjarje e panjohur në raportet mes Kosovës dhe SHBA dhe një sinjal I zymtë për të ardhmen e Kosovës dhe mbështetjen perëndimore të saj.

I njëjti sinjal ka ardhur dhe nga Gjermania, ku eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Pra nëse për projektin e bisdimeve Kosovë Serbi, SHBA dhe BE nga një anë dhe Gjermania nga ana tjetër, kanë disa diferenca në opsionet e tyre, në qëndrimin ndaj taksës, ato janë të bashkuara.

Në këto kushte, ky presion ndërkombëtar nuk përballohet me burni odash kosovare, por me debat publik të hapur dhe ripozicionim të spektrit politik në Kosovë ndaj kësaj çështje.

Vendosja e taksës, edhe ashtu, më shumë se sa kundër Serbisë, është vendosur në një kontekst rivaliteti brenda liderëve politik në Kosovë, në garën për tu dukur kush është më shumë patriot.

Tani ky rivalitet duhet të marrë fund.

Kosova duhet të shprehet dhe të pozicionohet pro ose kundër Perëndimit. Besa e Odave të Kosovës nuk mund të dal mbi Besën që Kosova I ka dhënë Perëndimit në vitin 1999 kur e ka çliruar dhe e ka shpëtuar nga shfarosja.

LDK, PDK, AAK, VV dhe cdo factor tjetër politik duhet të shprehen nëse janë pro ose kundër mbështetjes perëndimore për Kosovën, që i hapin rrugë bisedimeve me Serbinë.

Askush nuk ka të drejt të bëj profetin për bisedimet, as për fundin e tyre dhe as të paragjykoj rezultatet, me alibinë që duhen bllokuar pa filluar.

Bisedimet me Serbinë janë një dënim që nuk I shmanget dot askush. Ato janë po aq të vështira dhe të dhimbshme sa lufta me serbët, por nuk I shmangemi dot.

Liderët politik në Kosovë, nuk duhet të fusin kokën si struci në rërë dhe të bëjnë sikur nuk e shikojnë se çfarë po ndodh. Ata duhet të shprehen dhe të pozicionhen së pari rreth kësaj situate për taksën që i hap rrugën bisedimeve dhe pastaj dhe për bisedimet, duke u bërë pjesë e procesit.

Bisedimet me Serbiën nuk janë dhe nuk duhet të bëhen objekt betejash elektorale dhe as mekanizëm për të rrëzuar njeri tjetrin nga pushteti. Ka plotë arsye përse duhet ta rrëzojnë nëjri tjetrin nga pushteti. Bisedimet janë gëja e gabuar. Ato rrëzojnë fatin e Kosovës dhe jo fatin e Hashim Thaçit , Ramush Haradinaj Isa Mustafës apo Albin Kurtit. Ndaj ato duan po aq guxim, madje më shumë se sa në luftë, duan po aq burrëri dhe mencuri madje dhe më shumë. Ky është një proces që e konsolidon pavarësinë e Kosovës ose e varros atë dhe asksuh nuk ka luksin ta trajtoj si ndonjë aksion personal, apo si një axhendë politike partiake, por si detyrim kombëtar.

Sot fal këtij rivaliteti primitiv dhe klanor në Kosovë, SHBA , çliruesja e Kosovës dhe Gjermania, aleatja më e madhe e saj në Evropë, janë të zemëruara me Kosovën. Humbja e aleancës me ta, është fundi I Kosovës, pa qenë nevoja të flasim për bisedime. Ndaj është mirë që ky absurditet të marr fund dhe Kosova të mbroj aleancën me Perëndimin, çliruesin e saj real. Kosova nuk ka dy zgjedhje si Serbia. Ka vetëm një dhe është vetëm Perëndimi. Të tjerat janë dokrra patriotike, që I shërbejnë më shumë Serbisë, se sa Kosovës.

Next Post
Unitedi e dëshiron Neymarin gjatë verës

Unitedi e dëshiron Neymarin gjatë verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com