Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka parashikuar se Shqipëria do ta mbyllë vitin 2015 me një rritje ekonomike prej 2.3 %.
Ndërkohë, për vitin kalendarik 2016 parashikimi i BERZH është edhe më optimist, duke parashikuar një rritje prej 3.3 %.
Sa i takon fluksit të azilkërkuesve, situata mbetet mjaft shqetësuese për Shqipërinë, nga ku janë nisur 20 % e totalit të azilantëve që kanë mbërritur në Gjermani sipas BERZH. Sipas analizës së kryer, fluksi i klandestinëve nga lindja e mesme që po përshkojnë tranzit Ballkanin do të ndikojë në ekonominë e këtyre vendeve.
Instiucioni financiar i ka kushtuar rëndësi aksionit kundër informalitetit të ndërmarrë nga qeveria duke vlerësuar përpjekjet e deritanishme.