• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BERZH hap tenderin për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës

by A R
29/06/2024 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior.

Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, ndërsa pjesa natyrore zë përqindjen më të madhe. Parku Ligatinor do ofrojë funksione rekreative për qytetarët si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Po ashtu, sipas bankës, ky park ka rëndësi të madhe strategjike për Shkodrën sepse është një projekt pionier i përshtatur nga pikëpamja klimatike, që do të rregullojë përmbytjet në atë zonë.

Ndërhyrjet që do të kryhen janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.

Ky nuk është tenderi i parë që BERZH hap në kuadër të këtij projekti, pasi vetëm pak javë më parë u hap procedura për përmirësimin e potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit, si dhe rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë – Zogaj – Kufiri me Malin e Zi.

/a.r

Next Post
Agresori qëlloi me hark, sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

Agresori qëlloi me hark, sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com