Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se për vazhdimësinë e dialogut Serbi-Kosovë ka tri pengesa. Teksa i përmendi rastet, Bërnabiç tha se autoritetet kosovare provojnë shpesh herë me ndërhyrjet që bëjnë në Veri.
“Provokimet dhe ndërhyrjet e përhershme në veri, mos respektimi i marrëveshjeve të arritura si dhe deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama për hapje të kufijve ndërmjet Shqipërisë e Kosovës”, pohoi kryeministrja serbe, përcjell FoNet. Ajo ka përfunduar se “Serbia i përmbushur të gjitha ato që i ka nënshkruar në Bruksel”.
ma.me