• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bërnabiç për Radoiçiçin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat

by A M
04/10/2023 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiç, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.

“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiç për Televizionin serb Prva.

Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë “çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.

Bërnabiç, megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar. Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.

Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtë mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiçin, pas intervistimit. Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja. Radoiçiçi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Ai e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiçit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës. Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”. Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Next Post
Salianji: Basha, 1 nga 4 njerëzit që duhet të largohen nga politika

Salianji: Basha, 1 nga 4 njerëzit që duhet të largohen nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

July 26, 2026
Euro do ndryshojë dizajn! BQE publikon modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë

Euro do ndryshojë dizajn! BQE publikon modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë

July 26, 2026
Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

July 26, 2026
E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

July 26, 2026
“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

July 26, 2026
Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

July 26, 2026
Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

July 26, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

July 26, 2026
Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In