• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berluskoni i jep lamtumirën Milanit: E shita nga… dashuria!

by A R
11/08/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Silvio Berluskoni i jep lamtumirën Milanit me një letër drejtuar të gjithë tifozëve kuqezi. Në letrën e tij “Kavalieri” thotë se Milanin e shiti nga dashuria, pasi beson se klubi do të rikthehet në ditët e tij më të mira me investitorët e rinj kinezë.

“Tridhjetë vjetë më parë Milanin e mora nga dashuria. E jap atë për një dashuri akoma më të madhe: Ia besoj skuadrën një grupi që ka resurset e nevojshme dhe dëshirën për të investuar dhe për ta konkurroj me klubet më të mira ndërkombëtare. Natyrisht jam i prekur dhe i pikëlluar, por jam edhe i lumtur në bindjen për të vepruar edhe njëherë për të mirën e Milanit”,­thotë ai. Ndërsa falënderon bashkëpunëtorët në tri dekadat në krye të një ndër klubeve më të suksesshme në Itali dhe më gjerë. “Në këto 30 vite do të më mbesin në zemër kujtime të jashtëzakonshme, të pakrahasueshëm: Pata privilegjin që të drejtoj klubin që dua deri sa e bëra klubin më të titulluar në botë. Kujtoj dhe falënderoj lojtarët e mëdhenj, trajnerë dhe drejtues të suksesshëm, shumë prej të cilëve do të jenë përgjithmonë pjesë e legjendës së futbollit, atë legjendë që kontribuuam duke e shkruar me fitore të jashtëzakonshme në Itali, Evropë dhe në botë”,­thotë Berluskoni në letrën e tij. Duke folur për tifozët ai shprehet se: “Mbi të gjitha nuk do të harroj pjesëmarrjen time dhe mbështetjen e tifozëve. Pasioni i miliona tifozëve për ngjyrat kuqezi ishte vendimtar për ta bërë këtë skuadër të veçantë, të ndryshme nga gjithë të tjerat, më të fortë nga të tjerat, më të fortë se zilia, më të fortë se padrejtësia, më të fortë se fati i keq”. Berluskoni e mbyll letrën e tij me shpresën se Milani do t’i rikthehet lavdisë së dikurshme dhe me përqafimin e tifozëve kuqezi./Panorama

Next Post

Luana! Grimi nuk të bën të përkryer (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In