“Do ta shes Milanin”. Silvio Berlusconi ka marrë një vendim të dhimbshëm për të, shitjen e klubit që e drejton që nga viti 1986, të cilin e ngjiti në majën e botës.
“Dua ta shes, por edhe të sigurohem se do të përfundojë në duar të qëndrueshme e të sigurta. Nëse e shes Milanin, e bëj vetëm sepse dua që të vazhdojë historinë e lavdishme”.
Ish-kryeministri i Italisë nuk ka dhënë detaje, por ka pranuar bisedimet me kinezët.
Brenda jësaj jave, maksimumi deri në fillimin e tjetrës, do të jetë shprehur në mënyrë përfundimtare për të ardhmen e klubit kuqezi.