Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e klubit të Milanit.
Berlusconi deklaroi se trajner i ri i Milanit do të jetë Carlo Ancelotti, gjithnjë nëse vërtetohen shkrimet e mediave spanjolle që italiani do të shkarkohet sot pas sfidës ndaj Getafes.
“Unë nuk jam shumë për rikthime, në të kaluarën kemi bërë dhe nuk kemi pasur sukses. Por, unë jam i lidhur ngushtë me Carletton përmes një miqësie personale. Unë mendoj se ky do të ishte një rikthim pozitiv. Nëse Reali e liron atë, ai do të kthehet te Milani” u shpreh Berlusconi për NapoliTV.