• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Berlini kërcenon hapur Ankaranë: Akuzat e Erdogan ndaj Merkel një paturpësi

by Java News
20/03/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Paralajmërimi më i fortë drejtuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan erdhi nga kryetari i komisionit të Bundestagut për Politikën e Jashtme, Norbert Röttgen. Ai kërcënoi Turqinë me ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit, nëse ky vend fut sistemin presidencial.

 

Röttgen: “Puç i legalizuar shtetëror”

Turqit duhet të dinë para se të vendosin me referendum për një reformë kushtetuese në favor të presidentit aktual, se ata vendosin edhe për marrëdhënien e Turqisë me Bashkimin Europian, u shpreh Röttgen në televizionin e parë gjerman, ARD. Me këtë reformë Turqia largohet nga rruga e demokracisë liberale, gjë që nuk pajtohet me BE-në. Röttgen i quajti planet turke “një puç të legalizuar shtetëror”. Politikani i CDU-së nuk deshi t’u japë përgjigje krahasimeve të Erdoganit me nazizmin. “Nuk biem në këtë nivel”, tha ai.

Weber: Europa nuk lejon të provokohet

Kryetari i fraksionit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Manfred Weber e paralajmëroi Erdoganin nga një shkallëzim tjetër i konfliktit me Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane. “Krenaria e një vendi nuk mund të mbrohet me fyerje”, tha politikani kristiandemokrat për grupin mediatik “Funke Mediengruppe”. Sulmet e Erdoganit për çdo ditë e më shumë bëhen më “absurde”, tha ai duket theksuar Europa nuk do të lejojë të provokohet.

Schulz: Humbje e kontrollit të retorikës së vet

Kreu i sapozgjedhur socialdemokrat dhe kancelari gjerman, Martin Schulz e quajti akuzën e Erdoganit për metoda naziste të Merkelit një “paturpësi të pamatë”. Në televizionin ARD, ai u shpreh se nëse kreu i një shteti fyen kryetaren e qeverisë të një vendi mik kjo mund të quhet vetëm paturpësi. Erdogan shkel me këmbë të gjitha rregullat e diplomacisë ndërkombëtare. “Zoti Erdogan po humb çdo lloj kontrolli të retorikës së vet”.

Lidhur me debatin për ndalimin e shfaqjeve elektorale të ministrave turq duhet zgjedhur një rrugë e mesme, theksoi kreu i komisionit të Bundestagut për politikën e Jashtme, Norbert Röttgen. Këto shfaje publike duhet të ndalohen, kur rrezikohet siguria. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i cilësoi sulmet e Erdoganit si “absurde”. “Ne jemi tolerantë, por nuk jemi budallenj” i tha ai gazetës “Passauer Presse”. Të dielën Erdogan akuzoi edhe Merkelin personalisht për “metoda naziste kundër vëllezërve turq në Gjermani dhe ministrave të tij” . Akuza të tilla ai i kishte bërë më parë ndaj Holandës. /DW

ma.me

Next Post
PS pritet të thërrasë Kongresin Elektoral për miratimin e listës së kandidatëve për deputetë

PS pritet të thërrasë Kongresin Elektoral për miratimin e listës së kandidatëve për deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In