• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berlini dhe bufeja ballkanike

by Enver Robelli
20/09/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Që nga viti 1999 lirinë e Kosovës e kanë siguruar 130 mijë ushtarë gjermanë. 27 ushtarë gjermanë kanë vdekur në misionin paqësor të KFOR-it. Angazhimi i Gjermanisë në kuadër të trupave paqeruajtëse ka kushtuar 3.4 miliardë euro. Këtu nuk hyjnë edhe shumë miliona që Gjermania ka dhënë për funksionimin e UNMIK-ut, EULEX-it, OSBE-së dhe misioneve të tjera ndërkombëtare.

Ky investim i madh gjerman për shtetndërtimin në Kosovë ka për qëllim krijimin e një ambienti stabil si parakusht për zhvillim të ekonomisë,sundim të ligjit, qeverisje të mirë. Fakti se Kosova nuk i ka arritur këto ende, nuk është faji i Gjermanisë, së paku jo faji kryesor. Përgjegjës për gjendjen e rëndë të Kosovës janë vetë kosovarët dhe udhëheqjet e tyre politike. Pasojat e qeverisjes së keqe u panë në vitet 2014/15, kur mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës ikën kryesisht në Gjermani – jo për shkak se ishin të përndjekur politikë, por për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe mungesës së perspektivës. Nëse gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar, atëherë Gjermania do t’i vërejë pasojat menjëherë – dhe madje në formën e valëve të refugjatëve ose emigrantëve ekonomikë.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008, Gjermania pa luhatje ka përkrahur Republikën e Kosovës. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, si ministër i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: «Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë. Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte». Pak a shumë të njëjtin mesazh ai më parë e kishte përcjellë edhe në Beograd. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar.

Më 2011 Beogradin e vizitoi Angela Merkel. Gjatë konferencës për shtyp ajo u konfrontua hapur me presidentin e atëhershëm Boris Tadiq. Merkel tha se Gjermania e ka pranuar Republikën e Kosovës, ndërsa Serbia jo. «Kjo është një situatë ku duhet të ecim përpara», tha Merkel. Kur Tadiqi mendoi se mund të luajë me muskuj, Merkel nuk e përkrahu më. Në pushtet erdhi Aleksandar Vuçiqi me socialistët e Slobodan Milosheviqit. Vuçiqi në raport me Kosovën luajti një lojë: ktheu kopjet e kadastrës, kopjet e certifikatave të lindjes etj., të cilat Serbia i kishte vjedhur më 1999, po ashtu Serbia lejoi kosovarët të udhëtojnë nëpër Serbi me letërnjoftim dhe me disa «targa prej letre» që duhej vendosur në veturë. Vuçiqi punoi me shpejtësi: të gjitha këto i shiti në Berlin si kompromise gjigante që paskësh bërë ndaj Kosovës. Ai rreth vetes mblodhi këshilltarë gjermanë, e tërhoqi në anën e Serbisë edhe ish-kancelarin Gerhard Schröder, i cili madje mori pjesë edhe në një miting të partisë së Vuçiqit. Vuçiqi filloi të fliste shumë për nevojën e serbëve që të mësonin etikën evangjeliste të punës si gjermanët.

Çfarë bëri Kosova? Asgjë serioze. Përfaqësimi diplomatik i Kosovës në të gjitha nivelet ishte në pjesën më të madhe të kohës katastrofal. Në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk mori pjesë asnjë politikan gjerman me nam. Schröderi, që kishte bombarduar Serbinë, është mysafir i shpeshtë në Beograd. Mund të thuhet me arrogancë se Schröder shkon në Serbi për ndonjë honorar, por përse një gjë të tillë nuk arritën ta bënin politikanët e Kosovës, në radhë të parë ata të PDK-së, që kanë qeverisur që nga viti 2008. Ndërsa Vuçiqi është i interesuar të përmirësojë imazhin e Serbisë në Gjermani, politikanët e Kosovës janë të preokupuar me ndreqjen e imazhit të tyre. Para disa vjetësh Kadri Veseli i dha një intervistë një gjermani shëtitës, i cili hiqej si gazetar dhe muhabeti i Veselit doli në një portal turistik, të cilin gjermani misterioz e kishte hapur me gjasë vetëm për intervistën me Veselin.

Do të ishte e padrejtë që për mosangazhimin gjerman në Kosovë të fajësohen vetëm politikanët e PDK-së. Kishte diplomatë gjermanë në Kosovë që nuk ishin në nivel të detyrës dhe silleshin më shumë si aktivistë të PDK-së. Gjermanisë tani po i hakmerret që nuk i ka mbikëqyrur nga afër negociatat e Brukselit, por ato i ka lënë në duart e Federica Mogherinit, e cila para se të bëhej kryediplomate e BE-së ishte akuzuar për qëndrime proruse. Pas aneksimit të Krimesë, Mogherini nuk e mori më guximin që hapur të tregojë simpati për Rusinë, por ndaj Serbisë ajo është treguar pafund tolerante në çdo aspekt. Vuçiqi ka futur gjithçka nën kontroll dhe BE-ja ka heshtur. Policia e Vuçiqit gjatë natës sulmon banorët e një lagjeje në Beograd, i dëbon dhe ua prish shtëpitë për t’i bërë vend projektit «Beogradi mbi ujë» dhe BE-ja pothuaj nuk dëgjohet. Vuçiqi kontrollon çdo institucion, demonton pavarësinë e institucioneve, stigmatizon pandërprerë çdo opozitar duke ia ndërsyer shtypin e tij fashist, me vite të tëra e mban në postin e shefit të armatës një gjeneral të akuzuar nga aktivistët për të drejtat e njeriut se ka kryer krime në Kosovë – dhe Bashkimi Evropian e Federica Mogherini nuk bënë asgjë. Nuk bëjnë as gjermanët. Besojnë se gjërat janë vënë në binarë për aq kohë sa Aleksandar Vuçiqi e Hashim Thaçi po flasin në Bruksel.

Por, nga ideja fillestare që dy vendet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të hapin rrugën për anëtarësim në BE, tani kemi debatin mbi ndarjen e Kosovës. Vuçiqi po flet vetëm për ndarje. Jo për shkëmbim territoresh. Nuk po flet as për njohje të Kosovës. Në këtë situatë Gjermania po rrezikon të mbetet në bishtin e ngjarjeve. Kancelarja Angela Merkel ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në Ballkan, por kjo ashiqare nuk mjafton.

Në vitin 2011 ministri i atëhershëm i Jashtëm i Polonisë, Radosllav Sikorski, në një fjalim programatik në Berlin tha se më shumë se fuqisë gjermane i frikësohet indiferencës gjermane. Debati për ndarjen e Kosovës është pasojë edhe e indiferencës gjermane ndaj rajonit. Para disa javësh historiani i njohur britanik Timothy Garton Ash kritikoi në një intervistë në «Der Spiegel» plogështinë gjermane.Sipas tij, në koalicionin e madh në Berlin, por edhe në opinionin publik nuk ekziston vetëdija e duhur mbi urgjencën e momentit. «Kur udhëtoj nëpër Gjermani nuk e kam përshtypjen se është kuptuar serioziteti i situatës» sa u përket sfidave të BE-së. Garton Ash foli kryesisht për Brexitin. Por indiferenca gjermane në Ballkan është po ashtu njëra nga pikat e dobëta të politikës së Berlinit. Ndërkohë që autoriteti i Merkelit po zbehet edhe në Gjermani, duket se pas shpinës së saj nismën për ndarjen e Kosovës është duke e përkrahur presidenti dinamik francez Emmanuel Macron, i cili në nëntor do t’i presë në Paris Thaçin dhe Vuçiqin, dy gjeodezistët e rinj të Ballkanit. Nuk ka garanci se deri atëherë gjiganti gjerman do të zgjohet nga kllapia. Ndërsa politika cinike franceze është po ajo e qershorit të vitit 1999, kur në vend se të lejonin shqiptarët të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të vendit, ushtarët francezë vendosën telat me gjemba dhe një ditë u dhanë urdhër Thaçit dhe Veselit të qetësonin popullin që donte të kthehej në vatrat e tij. Ata i thanë popullit se Mitrovica do të bashkohet. Thaçi dhe Veseli e kryen punën sipas porosisë. Pastaj Mitrovica u bashkua – në këngë me çifteli.

Next Post
SHBA e bindur: Irani është sponsor kryesor i terrorizmit

SHBA e bindur: Irani është sponsor kryesor i terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

December 19, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

December 19, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

“Vetëvendosja do pësojë rënie të votave, qeveria do formohet me koalicion”

December 19, 2025
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

December 19, 2025
GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In