• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berlin/ Thaçi takoi njeriun e Trump, premton heqjen e taksës ndaj Serbisë

by Java News
06/01/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën presionin e administratës Trump dhe me thirrjen e presidentit Trump për një ceremoni paqeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit në rritje ndaj rivalit ballkanik, Serbisë.

Trumpi u ka bërë një apel të pazakonshëm të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe atyre kosovarë, derisa dhjetë vitet e armiqësisë rrezikojnë të kthehen në konflikt të armatosur dhe teksa administrata e tij është duke e përdorur një kanal të pazbuluar më parë për uljen e tensioneve me Serbinë, e mbështetur prej Rusisë, shkruan The Washington Post.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri një udhëtim ta paraportuar diplomatik në Berlin muajin e kaluar, ku u takua me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, një person i afërt me Trumpin. Thaçi u zotua më pas se do të kthente kursin për tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe.

Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi tha se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

Tarifat e vendosura muajin e kaluar – një veprim që ka zemëruar Serbinë dhe Rusinë dhe ka alarmuar Bashkimin Evropian – u shoqërua me krijimin e ushtrisë, duke bërë një shkelje të dukshme të marrëveshjes së saj me NATO-n, e cila mban një forcë të vogël mbrojtëse në Kosovë një dekadë pas ndarjes nga Serbia dhe formimit si një vend sovran.

Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kryeqyteti i saj, Beogradi, ka paralajmëruar për një ndërhyrje të armatosur mbi mosmarrëveshjet e fundit. Rusia e konsideron si jetik rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në krijimin e Kosovës, duke e kosndieruar si ndërhyrje të paligjshme në pragun e saj.

“Po, tarifat janë një masë e jashtëzakonshme”, tha Thaçi. “Gatishmëria nga ana jonë për ta larguar atë ekziston. Kjo bëhet një zgjidhje e fortë nëse ne ndjejmë mbështetje dhe udhëzime nga partnerët tanë për këtë”, ka thënë Thaçi.

Pikëpamja e Thaçit, e cila nuk është raportuar më parë, vjen në një kohë rreziku politik dhe kur zërat nacionalistë janë zgjuar. Ai nuk mund t’i ndryshojë tarifat e vendosura nga Qeveria, derisa përballet me kundërshtim të brendshëm nga kryeministri i Kosovës, një rival i tij politik, përcjell Koha.net. Por Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë veprimin e tij si një hap të parë drejt ndalimit të një përshkallëzimi gjatë dy muajve të fundit dhe potencialisht kthimit prapa në atë që duket të jetë përpjekja më e frytshme përgjatë një dekade drejt një marrëveshje përfundimtare të paqes.

“Miqtë e Kosovës dhe unë ndajmë një kuptim të qartë dhe të gjallë për sfidën e madhe që kemi para nesh në drejtim të bërjes së asaj që ne jemi të thirrur të bëjmë nga ndërgjegjja jonë dhe nga detyrimi ynë historik – për ta bërë paqen të mundur dhe të qëndrueshme”, tha Thaçi.

Trump dërgoi letra personale drejtuesve të të dy vendeve muajin e kaluar, duke u kërkuar atyre të kthehen në bisedimet për paqe dhe duke ofruar mundësinë e një ftese të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk e ka bërë publike këtë ftesë, si Thaçi ashtu edhe Vuçiqi kanë plasuar në internet kopjet e letrave./a.meta

Next Post
Hidhet nga kati i 12 i pallatit, ndërron jetë i riu në Durrës

Tiranë/ Rrëzohet nga shkallët e pallatit, gjen vdekjen 50- vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

March 16, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In