• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berishizmi në katedër

by Skënder Minxhozi
27/01/2021 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kur një ish-komandant i Gardës së Republikës rishfaqet në media pas dhjetë vjetësh që trupat e tij të armatosura kanë vrarë katër civilë të paarmatosur në bulevardin kryesor të Tiranës, mund të mendosh pa shumë vështirësi se diçka e madhe e ka nxjerrë atë nga qetësia dhe anonimati i një dekade. Kur më tej, në të njëjtin dhjetëvjetor, ish-ministri i brendshëm i asaj dite fshihet dhe bën sikur nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk kupton, sërish mund të mendosh se diçka fatale që lidhet me këtë ditë, ja ka mbyllur gojën atij dhe të tjerëve. Kur sheh gjithashtu sesi një pjesë historikisht servile e shtypit, gazetaria e rimelit të 21 janarit, vrapon edhe një herë që të riciklojë pallavrat e dhjetë vjetëve më parë (e çoi Rama në pritë, i vrau shefi i opozitës, qeveria s’kishte ç’të bënte se ishin të dhunshëm, kishte plane për të vrarë kryeministrin etjetj), atëhere kupton se krimi më i madh shtetëror i dekadës së fundit vazhdon të përcëllojë në errësirë ndërgjegjet e përgjegjësve politikë, por edhe t’ua lidhë gojën e t’u vështirësojë frymëmarrjen atyre qe dje në opozitë, premtonin gjëra krejt të ndryshme, nga tufa me lule në Bulevard çdo përvjetor.

21 janari ka të bëjë i gjithi me Sali Berishën. Me shtetin e tij, me stilin e tij drejtues, me arroganëcën ndaj nocionit të protestave të kundërshtarëve, me shkeljen masive, ende të pandëshkuar të ligjit, me refuzimin e hetimeve nga drejtësia, ndalimin e arrestimeve të autorëve të dyshuar apo zhdukjen e kamerave e regjistrimeve elektronike të asaj dite.

Një dekadë pasi kjo ngjarje tragjike është regjistruar në memorjen kolektive të shqiptarëve, PD e sotme, prej tetë vjetësh e drejtuar nga një kryetar që nuk quhet më Sali Berisha, provon se kur e prek në “nervin e zbuluar” që quhet 21 janar, reagon si në kohë të Berishës. Asnjë ndryshim, asnjë brerje sado e vogël ndërgjegjeje, asnjë retifikim i historisë. Përkundrazi, mercenarë të vjetër e të rinj rifshfaqen nëpër televizione, për t’i rënë edhe një herë avazit karagjoz të “grushtit të shtetit”. Të një puçi i cili u hetua edhe nga një komision parlamentar që nuk pati as guximin ligjor të përpilojë raportin final për hetimet.

Berishizmi ka qenë dilema e madhe e PD së pas 2013. Ka qenë hija makbethiane e Lulzim Bashës, që nuk e ka lënë asnjë çast të jetë vetvetja. Nga Gërdeci tek Rruga e Kombit, nga Marrëveshja Detare me Greqinë tek 21 janari, PD e bashkë me të e gjithë opozita e sotme, nuk pati kohë këto 8 vjet jashtë pushtetit, të bëjë as pastrimin e pjesshëm të gropave septike që la pas hapur Sali Berisha.

Tek sheh këtë sjellje tërësisht refraktare, të ngurosur e të pandjeshme, e kupton lehtë se përse vetë ish-kryeministri hyn në listat e kandidatëve duke përqeshur seriozitetin fals të Bujar Nishanit e të tjerëve në komisionin e verifikimit të kandidaturave.

PD e sotme vazhdon të jetë e Berishës. Nuk është shumë, por është e sigurt. Prandaj ata që vijojnë ta konsiderojnë këtë rrethanë si një faktor force në përballjet elektorale, zakonisht kanë dalë të mërzitur prej tyre. Një parti që refuzon të mësojë, është zakonisht një parti që do të pësojë. Berishizmi vazhdon të jetë në katedër. Basha vijon të jetë në auditor duke mbajtur shënime…

Next Post
Dokumenti nxjerr bllof Ina Zhupën: Familja Nozlli përfituese nga programi i rindërtimit, mund të paraqitet të lidhë kontratën

Dokumenti nxjerr bllof Ina Zhupën: Familja Nozlli përfituese nga programi i rindërtimit, mund të paraqitet të lidhë kontratën

Comments 3

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    E sakt

    Reply
  2. G.Qerfozi says:
    6 years ago

    Mëse e saktë ! Bravo Skënder!

    Reply
  3. Ligor says:
    6 years ago

    Bravo!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In