• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishianët ose tragjedi-komedia e mungesës së peshës në kandar

by Alba Malltezi
30/10/2023 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Eshtë një tragjedi-komedi që po iu ndodh berishanëve, që nga mëngjesi në mbrëmje i shohim kudo: në ekrane, në rrjete sociale, në Kuvend, në debate; është tragjedia e mungesës së peshës në kandar. Ngado që të rrotullohen, me çfarëdo që të justifikohen, sado që të shajnë, mallkojnë, akuzojnë, kanë një problem shumë të madh: Nuk peshojnë dhe meqë nuk peshojnë, përherë e më pak shqiptarë do t’i ndjekin, do t’i dëgjojnë. Ky, në të vërtët, është hall i madh. Por peshën nuk ta jep apo heq një kundërshtar, që nga ana e vet është i zënë dhe i shqetësuar për të vetën peshë në kandar; peshën dhe rëndësinë ta jep puna e bërë dhe gjurmët e lëna në hapsirë dhe në kohë.

Problemi i trishtuar i mungesës së rëndësisë, i marrjes seriozisht, nuk është një problem që për berishianët fillon sot, me rinisjen e sezonit parlamentar, por sot, është në pikën më tragjikomike, pasi të gjithë bashkë haptazi kërkojnë të interpretojnë me pantomima mbresëlënëse, indinjatën për hallet personale të liderit të tyre të diskretituar nga shqiptarët me kohë, nga ndërkombëtarët me vakt dhe nga drejtësia prej pak ditësh (duhet të presim se si do të shkojë).

Berishianët ankohen se po kërkojnë t’i asgjesojnë, duke gabuar thellësisht, sepse ngatërrojnë vetëshkatërrimin nga brenda me sulmet e supozuara nga jashtë. Dhe me sulmet e supozuara nga jashtë, sikur ishte dikush tjetër specialist, dhe ne, të gjithë shqiptarët, e njohëm mirë dhe dhimbshëm për 45 vite me radhë. Edhe sipas diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria do të sulmohej, të gjithë e kishin inat, do ta asgjësonin, ta zhduknin nëse ai nuk do ta kishte bërë gjithë popullin ushtar. e nëse, nuk do të ndërtonte qindra mijëra bunkerë, duke lënë shqiptarët që të hanin bar.

E nëse disa i besonin atij atëherë, apo nuk guxonin të vinin në diskutim përrallat që ai thurte për sundim, shqiptarët sot mësuan të peshojnë dhe peshën e kujtdo e dinë mirë.

Next Post
Nesër seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin e ortakun Bektashi! Berisha refuzoi takimin me agjentët

“SPAK gënjen”/ Argita për dosjen miliona euroshe të "Partizanit": Kthimi i pronës zgjati me vite, Berisha pa ndikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In