• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berishës s’i kam hyrë në hak, jam peng vetëm i Perëndisë”/ Basha zbulon prapaskenat e përjashtimit: Tani bërtet statuti, statuti. Po përdor PD për interesa personale

by Java News
23/10/2021 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot me vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar, nuk i ka hyrë në hak Sali Berishës.

“Zotit po, por Sali Berishës nuk i kam hyrë aspak në hak”, u shpreh Basha në konferencën me mediat.

Kryedemokrati tha se nuk ka ndërmend që t’i përgjigjet deklaratave të ish kryeministrit që bën nga ‘Foltorja’, që i quajti “gënjeshtra flagrante”.

Basha tha se Berisha ndryshoi qëndrim ndaj tij dhe tani e quan “armik” dhe “peng” për një arsye, “interesin e tij personal”.

“Tani ajo që duhet t’ju habisë ju është që njeriu që bërtet statuti, statuti, statui, i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë me statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë, për të thirrur asnjë institucion të partisë.

Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale”, tha Basha ndër të tjera. Ai tregoi se për këtë, ka diskutuar disa herë edhe me Berishën vetë.

“Për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Sic gjykoj që cdo njeri duhet të përpiqët që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër.

Dhe me thënë të drejtën Zotit mund t’i kem hyrë në hak por Sali Berishës jo.

Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time dhe kam investuar gjithcka timen për ta zgjdhur këtë cështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD”, tha Basha.

Deklarata e Bashës:

Cdo alibi, shpifje, trillim të kundërshtarit tim politk që tani fatkeqësisht e dëgjoj nga goja e Sali Berishës apo disa pseudo mbështetësve të tij që merak të vetëm kanë nxjerrjen e inatit pavarësisht kostos që i sjell demokratëve për të cilët as ia kanë ditur asnjëherë madje as këto palë zgjedhje rrezik s’kanë votuar ose kanë dalë kundër demokratëve tregon që kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit.

Sic gjykoj që cdo njeri duhet të përpiqët që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër.

Dhe me thënë të drejtën Zotit mund t’i kem hyrë në hak por Sali Berishës jo.

Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time dhe kam investuar gjithcka timen për ta zgjdhur këtë cështje.

Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD.

Në fakt kam pritur që sic kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD as grupin parlamentar të PD.

Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do ta bënte ndryshimin midis fjalës dhe veprës, kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor në radhë të parë të PD dhe intres të demokratëve dhe mbi të gjitha të Shqipërisë e cila s’ka shpresë pa një PD të fortë të vendosur dhe të bashkuar.

Një person përpiqet që të bëjë gjithcka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale.

Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku.

Vetëm 3-4 muaj më parë ne kishim zgjedhje për kryetarin e PD dhe cdokush mund të kandidonte, cdokush mund të mbështeste cdo kandidat sic e kanë rregullat dhe statuti dhe sic është demokracia jonë e brendshme.

Rezultati dihet, dihet mbështja dërrmuese qe kam marrë nga demokratët.

Tani më thoni pak cfarë ka ndryshuar që atëherë përves interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë.

Unë nuk jam përgjguir e s’kam ndërmend ti përgjigem gënjeshtave flagrante që thuhen kundër meje./m.j

Next Post
U kapën me kokainë dhe heroinë, arrestohen dy persona në Tiranë, detajet

Bënë pazar për lokalet/ Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për policët e arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In