• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës s’i del e keqja, sulmon Brukselin: S’ka fatkeqësi më të madhe për flamurin e BE se ta mbante sot në dorë Edi Rama

by Java News
20/07/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë sot në një takim me të rinjtë dhe intelektualët në Durrës nga ku deklaroi se Durrësit dhe Shqipërisë i kanoset një rrezik që nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

Berisha theksoi se ajo që ndodh në Durrës është një barbari.

“Shpreh kënaqësinë që jam sot këtu. Mblidhemi me qëllimin më kryesor për të vijuar misionin tonë. Sot në vlerësimin tim në bindjen time demokratët dhe jo vetëm ata janë në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme, misionin e shpëtimit të Shqipërisë, të Durrësit nga rreziqe të cilat, në disa aspekte, po të shohim Durrësin, nuk ia kanë bërë as pushtuesit e tij.

Ajo që ndodh në Durrës është një barbari. Ato janë vlera të cilat nuk janë as demokrate as socialiste, janë vlera të përjetshme. I kanë sjellë Durrësit dhe durrsakët në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket. Pra, një nga rreziqet e mëdha. Mirëpo ajo është historia e Durrësit, është investim shekullor i durrsakëve. Askush nuk ka autoritetin ta prekë atë, por ta ruajë dhe ta zhvillojë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së deklaroi se nuk ka fatkeqësi më të madhe për flamurin e BE se ta mbante sot në dorë Edi Rama, i cili nuk lejon shqiptarët të votojnë.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE-së para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, është flamur i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. Fatkeqësi më të madhe për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte.

Unë e kam deklaruar para jush, armik atë dhe ia kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse ai nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka, nëse nuk ke votën nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”, u shpreh Berisha./m.j

Next Post
“Për një muaj kam fituar 100 mijë dollarë nga…”/ Këngëtarja e njohur shqiptare: TikTok më merr 50% të fitimeve

“Për një muaj kam fituar 100 mijë dollarë nga...”/ Këngëtarja e njohur shqiptare: TikTok më merr 50% të fitimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com