• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berishës nuk ia fal”, mesazhi i Kokalarit: Na sakrifikoi për korrupsionin e të birit! Po nuk iku ai…

by S T
04/04/2025 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i është drejtuar me një tjetër mesazh kreut demokrat Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk do ia falë atë që e konsideron si ‘sakrifikim të saj dhe demokratëve, për shkak të korrupsionit të djalit të ish-Kryeministrit’.

Kokalari shkruan se beteja me Edi Ramën do të nisë atëherë kur të ikë Sali Berisha.

“Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Pa ikur Berisha, nuk ikën Rama. Pikë.

Të gjithë ju që jeni në krahë të Berishës, po i jepni mandatin e katërt Ramës, dhe arsyeja pse e bënë është tejet mediokër.

Të gjithë gënjeheni me kandidatura për deputet. Shqipëria me ju nuk bëhet. Nëse qëllimet tuaja janë të qenit deputet (sepse çuditërisht këtë e quani dhe post prestigjoze), atëherë ju jeni pengesa kryesore e çlirimit të vendit nga korrupsioni.

Ramën do e kisha luftuar shumë kollaj, sepse Rama të jep plot arsye, por kur ti je i lyer kokë dhe këmbë e bën sikur lufton korrupsionin e Ramës, humb kredibilitet në popull.

Inati im mbetet me Berishën që i dhamë një shans fantastik në 2021, u ngrit shpresa në popull, dhe ai e abuzoi për leje ndërtimi të Kullës së Malit.

Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit.

Berishës nuk ja fal, ashtu siç nuk ja falin shumë demokrat të ndershme që janë pasive tashmë dhe s’duan ti japin atij me jetë. Derisa Berisha të dalë nga loja, nuk fillojmë dot luftë të mirëfilltë me Ramën. Kështu që tashme presim – dhe shohim si Rama do marrë mandatin e katërt dhe Berisha do të ballafaqohet me drejtësinë.

Sapo të plotësohen këto kushte, shqiptarët do jenë gati të shkojnë në betejë vetëm me Edi Ramën.

Elementët e tjerë vërdallë këtyre dy figurave, janë pa vlere momentalisht sepse thjeshtë po konsumohen, gjithsesi, disa prej tyre kanë respektin tim.

Next Post
Shefja e diplomacisë së BE më 8 prill në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën! Zbardhet axhenda

Shefja e diplomacisë së BE më 8 prill në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën! Zbardhet axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In