• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berishës i lanë zarfin te dera, dhëndri kishte telefonin e fikur”/ Artan Hoxha tregon pse Malltezi u arrestua në Rinas

by Java News
23/10/2023 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja në lidhje me “ping pong-un” ish-kryeministrit Sali Berisha dhe oficerëve të policisë gjyqësore, për t’i dorëzuar në dorë letërnjoftimin për tu paraqitur në gjykatë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuartit’, Hoxha tha se Berisha dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar të marrin dokumentin dhe për këtë arsye policia ka tentuar disa herë, duke u paraqitur në selinë e PD dhe në banesë.

“Lajmi i freskët ishte fakti që gjykata komunikoi masën e sigurisë Malltezit dhe Bektashit.

Prokuroria e ka bërë kërkesën në datën 15, gjykata e ka mbajtur për pesë ditë dhe të premtën ka vendosur arrest me burg për Malltezin. Detyrim paraqitje për Berishën dhe Bektashin.

Në datën 20, vendimi i është komunikuar policisë së shtetit. Policia e shtetit ka filluar përpjekjet për lokalizimin e Malltezit dhe rreth mbrëmjes, telefoni që ka patur policia që përdorej nga Malltezi është fikur. Në atë moment policia kishte frikë se ai mund të largohej.

Pra telefoni zyrtar i Malltezit ishte fikur dhe të shtunën policia nuk ka patur adresë, ka kërkuar në disa adresa. Ndërkohë në facebook vijontë komunikimin. Ai kishte qenë në Vlorë dhe më pas ka ardhur në Tiranë.

Arrestimi është bërë në Rinas, në kohën kur ka vajtur për të pritur bashkëshorten. Ndalimi është bërë para se bashkëshortja të zbriste nga avioni. I është bllokuar edhe një aparat celular, që është dërguar në laborator.

Ndërkohë, vendimet që ka marrë gjykata, sot janë miratuar dy nga vendimet. Malltezi do të qëndrojë në arrest me burg.

Dje dhe sot policia ka tentuar disa herë të kontaktojnë Berishën. Kanë vajtur disa herë, hapej dera e shtëpisë dhe askush nuk merrte vendimin. Sot u thirr Met Rrumbullaku në SPAK, që të gjenin një mënyrë se si ti jepnin vendimin Berishës. Kanë vajtur oficerët sot dhe nuk e merrte askush vendimin. Deri në orën 18:00, policia nuk e ka dorëzuar dot, por e kanë futur në një zarf dhe e kanë futur poshtë derës.

Avokati i doktorit, vajti në seancë ndërkohë që Berisha nuk pranon të marrë dijeni për vendimin e gjykatës.

Tjetra, ju thatë që Berisha foli dy orë, por atë deklaratë që bëri sot, ai reagim duhet të bëhej në gjykatë dhe Berisha duhet të ishte në gjykatë. Berisha tha përgjigje për një vendim të gjykatës që nuk e pranon ta marrë. Personi del dhe flet në media, e ka marrë vesh cfarë bëhet fjalë, por nuk pranon të marrë vendimin. Policia ia ka futur zarfin poshtë shtëpisë, sepse nuk pranon ta marrë.

Nëse në orën 14:00 do të zhvillohet seanca. Besoj se do të shohim edhe avokatët e zotit Berisha, por kjo është situatë ku ndodhemi.

Fabula deri tani është, akuzohet zoti Berisha për një akuzë, Malltezi për dy dhe Bektashi për dy.

Pse Malltezi është vlerësuar me arrest në burg dhe biznesmeni Bektashi për korrupsionin aktiv, është lënë detyrim paraqitje.

Pra, paratë i ka dhënë Bektashi, përfituesi është Malltezi, që i mori paratë sepse ndërhyri te Berisha, i cili duke ndryshuar ligjet, krijoi mundësinë që ajo pronë të kthehej nga pronë shtetërore në truall ndërtimi. Kjo është pak a shumë akuza.

Pra Berisha ka përgatitur dhe ndihmuar.

Ky objekt me 26 mijë metra, a mund ta merrnin pronarët pa një fuqi madhore dhe ndërhyrje? A do ta merrnin dot?

Nëse kjo arrin të provohet se është bërë duke shkelur ligjin siç pretendon SPAK, këtu bie përgjegjësia mbi Sali Berishën, që është ndikuar nga dhëndri i vet për të vënë në lëvizje të gjithë strukturën shtetërore“, tha Hoxha./m.j

Next Post
“Bomba ka shpërthyer edhe në PS”/ Vangjeli: Këto janë ditët që shndërruan Shqipërinë, Berisha të mos fshihet pas ferrave

“Bomba ka shpërthyer edhe në PS”/ Vangjeli: Këto janë ditët që shndërruan Shqipërinë, Berisha të mos fshihet pas ferrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In