• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishën nuk e ndëshkuan si anti-amerikan!

by Java News
03/08/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Raimond Cimbi

Kur në 21 Shkurt 2019 Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dorëzuan pranë Kryesisë së Kuvendit mandatet e deputetëve respektivë, me ndjenjën e një “fitoreje” tashmë të paracaktuar, nuk jua kish marrë mendja kurrë se do të ktheheshin në Parlament pas 2 vjet e gjysëm, me statusin e “Humbësit të Madh”. PD e “fitoi” këtë status pasi nuk arriti të fitonte as pas 8 vitesh opozitë, duke thyer rekordin në zgjedhjet e periudhës post komuniste, ndërsa LSI pasi humbja është dramatikisht e pakrahasueshme me atë të vitit 2017.

Shkurt, i humbën të gjitha: zgjedhje Lokale, zgjedhje Parlamentare!

Por ajo që nuk i kish shkuar ndër mend, është se PD rrezikon të humbasë rrugës deri në konstituimin e Parlamentit të Ri një deputet, shumë të rëndësishëm, madje vetë drejtuesin e Partisë dhe të Shtetit në dekada, z. Sali Berisha.

…dhe më e keqja është se kjo humbje nuk pritet të vijë nga arsye shëndetësore, moshore, apo edhe nga vetë Covid-19 i cili po bën kërdinë, por nga një gjendje politiksht kapitulluese, e quajtur “Persona Non Grata”, shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Të zënë në befasi, Berisha dhe mbështetësit e tij politikë dhe mediatikë u hodhën menjëherë në kundërveprim. Nëpër studio televizive, në statuse në Facebook, në artikuj që qarkullonin në media dhe portale, u hodhën teza nga më të ndryshmet, deri tek ato që fyejnë jo vetëm DASH-in por edhe inteligjencën normale humane. U servir teza se ky ishte i tëri një komplot kundër Berishës dhe asgjë tjetër, madje i gatuar në kuzhinën e përbashkët Soros – Rama.

Pra, “leshkot” amerikanë gëlltisin çdo lloj gjelle që servirin kuzhinierë – lobistë dhe pa u menduar dy herë nxjerrin nga sirtarët statuse të gatshme me mbishkrimin “Persona Non Grata”. Një Administratë serioze siç është ajo amerikane, e cila mbulon gjeografikisht krejt Globin dhe për pasojë ndërton, ruan, monitoron, respekton (ose jo) raporte me liderët botërorë, është sigurisht e saktë dhe e qartë në çdo lëvizje apo hap që ndërmerr, sidomos kur në lojë është nderi dhe dinjiteti i një politikani, burri shteti dhe familjes së tij.

Berishianët u sforcuan të thonë se “Berisha ka 8 vjet që nuk është më në pushtet dhe nuk bën më dëm”. Pra ça u bë, u bë, tani kot merren me të! Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar ky kriter. Askush nuk mund të amnistohet për dëmet që ka shkatuar në të kaluarën. Ndëshkimi nuk ka limit kohor. Historia e dënimeve dhe e ndëshkimeve të personave përgjegjës, pavarësisht rangut që i kanë takuar, është e pasur me shembuj kur ata janë ulur në bankën e të akuzuarve edhe shumë kohë pasi kanë lënë pushtetin, me lavdi apo pa lavdi.

Për t`i treguar Amerikës se sa shumë e ka dashur dhe e do Berisha atë, u nxorrën nga arkivat fjalimet pro amerikane të tij, fotot nga takimet e punës me Presidentë të ndryshëm amerikanë, në Shqipëri apo në Shtëpinë e Bardhë. U artikulua përsëritshëm se Berisha përfaqëson figurën politike më pro amerikane që ka nxjerrë deri më sot Shqipëria. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, pavarësisht se personalisht, nisur nga ide të cilat nuk është vendi për t`i rradhitur këtu, nuk besoj se është kështu. Por gjithsesi, pro amerikanizmi nuk e ndaloi atë për të qenë një anti shqiptar, nisur nga të gjitha zullumet që ai shkaktoi ndër vite, pa të cilat ne do të ishim sot shumë më ndryshe, që do të thotë shumë më të qetë, pse jo më të mirë, më të respektuar ndaj pronës, ndaj shtetit, ndaj shoqërisë – jo ndaj individit të fortë.

Në fund të fundit, Amerika nuk e shpalli Berishën “Persona Non Grata” si anti amerikan. Po të ishte kështu, do ta shpallnin “terrorist”!

Amerika e ndëshkoi Berishën si një individ që i bëri dëmin që vuan ende sot, Shqipërisë!

/m.j

 

Next Post
Shpëtohen banesat në fshatin Dukat, neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf. Peleshi: Eleminuam rrezikun

Shpëtohen banesat në fshatin Dukat, neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf. Peleshi: Eleminuam rrezikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Besa kërkon besim, jo paraburgim

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In