• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berishën e shoqëruan ish-drejtorë’/ Akuza e deputetit të PD: S’dolën në fushatë në Vlorë se kishin frikë nga qytetarët se do u kujtonin bakshishet

by Java News
06/10/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu ka folur mbi situatën e PD-së si dhe nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Dekalog”, deputeti u pyet nëse ky Kuvend mblidhet nga Berisha, sa gjasa ka që të shkarkohet kryedemokrati Lulzim Basha. Agalliu u shpreh se nëse merren vendime që shkojnë kundër asaj që kërkon SHBA, janë të rrezikshme dhe do të sjellin pasoja për PD-në.

Më deputeti demokrat ka komentuar dhe foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë për të cilën u shpreh se ky i fundit ishte i rrethuar ish-drejtorë të qytetit të vendosur nga PD. Sipas tij, gjatë fushatës, ata nuk guxonin të dilnin në terren për t’u kërkuar votën qytetarëve pasi kishin frikë se mos ata u kujtonin bakshishet që kishin marrë në të kaluarën.

“Kryetari i PD të Vorës është djalë i mirë, por nuk ka punuar një ditë. Persona të caktuar, drejtues të Partisë Demokratike, persona të caktuar që kanë mbajtur pozicione në qytetin e Vlorës. 33 drejtori ka patur Vlora dhe sot nuk guxojnë të dalin në qytet. Shkoni dhe pyesni sa perosna nga ju drejtorë kanë dalë në fushatë për të kërkuar votën nëpër lagje dhe kishin frikë se u kujtonin bakshishin që kishin marrë kur ishin drejtorë. 

Me të mirat dhe të këqiat ka vetëm Parti Demokratike. Unë i njoh të gjitha kontributet e Berishës. Kurrë, e them dhe një herë, kurrë nuk e lidh dot figurën e tij me korrupsionin. Por ama jam për të vijuar betejën krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe PD nuk e ka luksin sot të bëjë beteja brenda saj.

Nga PD nuk është përjashtuar Berisha, është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ka qenë një verë intensive me bisedime mes Berishës dhe zoti Basha për këtë çështje. Ishte e keqja më e vogël e komunikimit të Bashës me ambasadoren amerikane”, thekson Agalliu.

Pjesë nga intervista

Cili është mendimi juaj për foltoren e ish-kryetarit të PD-së dhe kërkesës së tij për largimin e Bashës nga kryesimi i demokratëve.

Agalliu: Kjo është një temë specifike që sa më shumë ta ngacmosh aq më shumë ndihmon në përçarjen e Partisë Demokratike nëse nuk e fut në ullukun e duhur. Unë besoj fort që u ka takuar dy njerëzve për ta zgjidhur këtë sikurse është zoti Basha dhe zoti Berisha. Në dijeninë time ka patur komunikime intensive për atë kërkesë që SHBA nëpërmjet ambasadores amerikane kanë bërë dhe që jemi sot në këtë moment ku ne jemi.

Patjetër që Berisha në perceptimin tim personal është individ që unë e quaj nga politikanët më karizmatikë dhe njeriu që ka vendosur gur themeli në shtetin shqiptar. Në historikun e shtetit shqiptar qeverisja e Berishës nga 2005 deri në 2009 ka qenë më e suksesshmja. Unë nuk e lidh dot Berishën me korrupsionin. Ka qenë aleanca me SHBA-në që na ka sjëllë liberalizimin e vizave. Unë kam vlerësimin maksimal për Berishën. Që dikush të ketë shkuar me valixhe siç ndodh sot me këtë administratë.

Dhe dje në atë administratën tjetër.

Agalliu: Po. Dhe një pjesë e asaj administrate të Partisë Demokratike ku indidvidë të caktuar kanë bërë atë korrupsion që mori atë ndëshkim Partia Demokratike.

Bravo që e the.

Agalliu: E them dhe nuk kam asnjë ngarkesë emocionale. Nga ana tjetër kemi një kërkesë nga SHBA që është bërë në mënyrë zyrtare por edhe në mënyrë konfidenciale zotit Basha. Për aq kohë sa një ambasadore, që përgjithësisht kanë artikulim diplomatic, por këtu nuk ka, këtu flitet sikur flet një gjeneral dhe jo një diplomat. Ku i thuhet opozitës do të hash bar. Gjë që për mua është gjuhë e rëndë. Por një ambasadore që përdor këtë gjuhë nuk besoj se e ka rastësi, tekë, apo kapje. Por besoj se dicka ka, që flet në këtë lloj gjuhe. Duke patur si yll polar dhe në formim dhe bindjen time SHBA si një simbol i demokracisë dhe aleat i PD-së dhe Shqipërisë, patjetër Basha ka qenë në një presion të jashtëzakonshëm. Mënyra e marrjes së vendimit është gjë tjetër. Zoti Berisha ka të drejtën e tij të bëj turin në Shqipëri, të artikulojë ato që mendon të gabuara, por unë personalisht për një gjë nuk jam dakord, gjuhën e përdorur.

Këtë gjuhë ka patur Berisha. Nuk ndryshon.

Agalliu:  Unë mendoj se gjuha që përdor Berisha nuk duhet përdorur brenda familjes. Sepse ndryshimi i gjuhës në mënyrë drastike mua më dhemb dhe më vret si çdo demokrat. PD është për të përfaqësuar opozitën shqiptare dhe për të marrë vendime për të ardhmen e tyre.

Si mund të zgjidhej kjo situatë?

Agalliu: Zgjidhja duhet mes Berishës dhe Bashës. Dhe se si, e dinë vetë ata.

Aulon Kalaja: Ju jeni deputet i Vlorës. Nuk keni qenë në takim me Berishën pak ditë më parë por disa eksponentë të rëndësishëm të PD ishin aty si Bujar Leskaj por edhe kryetari i degës, kryetarja e gruas, kryetarja e forumit dhe të tjerë. Ishin stafi juaj që keni punuar në fushatë. Si e shpjegonin ju këtë mbështetje të madhe? I keni premtuar Vlorës.

Agalliu: Unë besoj se të gjithë personat e nderuar që përmendët kanë të drejtën e tyre të jenë aty. Por nga ana tjetër unë e shoh të gabuar fryrjen dhe gjuhën e përdorur. Sepse i shërben në mënyrë indirekte çarjes së Partisë Demokratike. PD ka si synim të jetë e bashkuar dhe ta sjelli në pushtet partinë. Ka pasur foltore të tjera që kanë pasur bashkim. Unë i kam kolegë.

Po me zotin Leskaj çfarë biseduat për prezencën ose jo në takimin e Berishës?

Agalliu: Janë biseda që duhet të ruajmë etikën. Janë konfidenciale.

Po nuk ishin pak në takim me Berishën. Çfarë domethënie ka kjo?

Agalliu: Po. Ishin 500. Por mund të thyem se më shumë se 1500 anëtarë të PD nuk e donin kurrë atë takim. Nuk është kjo çështja. Një pjesë janë të nderuar por shumë prej tyre janë persona që kanë kontribuar që me sjelljen e tyre korruptive që PD të ikte nga pushteti.

Përse një pjesë e bazës shkojnë në takime me Berishën? Përse janë aty?

Agalliu: Janë aty se një pjesë nuk i vendosi Lulzim Basha në lista.

Po si mund ta thoni këtë. Në takime me Berishën ka qenë gjithë drejtuesit e qarkut të Vlorës?

Agalliu: Kryetari i PD të Vorës është djalë i mirë por nuk ka punuar një ditë. Persona të caktuar, drejtues të Partisë Demokratike, persona të caktuar që kanë mbajtur pozicione në qytetin e Vlorës. 33 drejtori ka patur Vlora dhe sot nuk guxojnë të dalin në qytet. Shkoni dhe pyesni sa perosna nga ju drejtorë kanë dalë në fushatë për të kërkuar votën nëpër lagje dhe kishin frikë se u kujtonin bakshishin që kishin marrë kur ishin drejtorë. Me të mirat dhe të këqiat ka vetëm Parti Demokratike. Unë i njoh të gjitha kontributet e Berishës. Kurrë, e them dhe një herë, kurrë nuk e lidh dot figurën e tij me korrupsionin. Por ama jam për të vijuar betejën krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe PD nuk e ka luksin sot të bëjë beteja brenda saj. Nga PD nuk është përjashtuar Berisha, është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ka qenë një verë intensive me bisedime mes Berishës dhe zoti Basha për këtë çështje. Ishte e keqja më e vogël e komunikimit të Bashës me ambasadoren amerikane.

Në këto kushte a duhet të japë dorëheqjen zoti Basha?

Agalliu: Do vi dikush tjetër në PD të cilit do t’i kërkojnë përsëri të njëjtën gjë SHBA. Edhe do iki ai dhe do vi dikush tjetër.

Përse ta krahasojmë me sindromën e Enver Hoxhës me Ramiz Alinë?

Agalliu: SHBA thotë që kushdo tjetër kryetar ata nuk lëvizin nga kërkesa e tyre.

Nëse mblidhet Kuvendi Kombëtar sipas asaj që kërkon Berisha, sa janë gjasat që Basha të shkarkohet nga drejtimi i PD?

Agalliu: Gjasat për të marrë vendime që shkojnë kundër asaj që kërkon SHBA edhe mund të ndodhin, por janë me pasoja të rënda për PD. Vendime të tilla janë të rrezikshme. Vendimet që janë në kundërshtim të plotë me atë që kërkon sot zoti mbi tokë, janë të rrezikshme.

g.kosovari

Next Post
Samiti BE-Ballkan/ Charles Michel: Një shans për ne! Jemi gati të investojmë shumë para

Samiti BE-Ballkan/ Charles Michel: Një shans për ne! Jemi gati të investojmë shumë para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, Prokuroria firmos 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In