Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të zgjohet duke akuzuar edhe mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook, një fotografi që sipas tij tregon parcelat e mbjella me kanabis.
Sipas ish-Kryeministrit parcelat janë mbjellë në fshatin Smokthinë dhe për ish-liderin e PD janë arat e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Miremengjes miq, fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi ne Smokthine, arat e Sajmir Shullazit!!” shkruan Berisha










