• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj

by Eduard Zaloshnja
29/11/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Për 111-vjetorin e Pavarsisë, Sali Berisha vendosi një kurorë në Vlorë, i shoqëruar nga pak demokratë vlonjatë. Po në Vlorë, Edi Rama, kryetari aktual i PS-së, ngriti flamurin i rrethuar nga shtetarët më të lartë shqiptarë. Në Tiranë, Kryebashkiaku socialist Veliaj (ndoshta kryetari i ardhshëm i PS-së) ngriti flamurin në sheshin Skënderbej, i rrethuar nga kryebashkiakë të të gjithë trevave shqiptare.

Të pasqyruar njëri pas tjetrit, këto çaste ceremoniale nëpër emisione lajmesh televizive të ngacmojnë për zhvillimin e një analizë retrospektive të ulje-ngritjeve të Berishës në jetën politike shqiptare të 33 vjetëve të fundit.

Berisha ka qenë kryetari real i PD-së qysh nga themelimi i saj në dhjetor 1990, pavarësisht se kryetarë të saj kanë figuruar formalisht Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Tritan Shehu apo Lulzim Basha. Në këta 33 vjet, Berisha ka njohur një fitore plebishitare më 1992 ndaj Ramiz Alisë (kapitenit të anijes së fundit komuniste që u fundos në Europë), një humbje plebishitare më 1997 ndaj Fatos Nanos (pasardhësit modern të Alisë), një fitore rrotë më rrotë më 2005 ndaj këtij të fundit, një humbje plebishitare më 2013 ndaj Edi Ramës (pasardhësit europian të Nanos), dhe një humbje të turpshme në zgjedhjet lokale të 2023-shit ndaj dyshes Rama-Veliaj (në 33 vjet nuk kishte ndodhur që një parti të fitonte 89% të garave bashkiake dhe që dikush të fitonte në Tiranë me 60 mijë vota epërsi).

Në qoftë se, larg qoftë, Sali Berisha vdes, një Berishë do të jetë me gjasa kryetari ose kryeatarja reale e PD-së, pavarsisht se cili do të jetë kryeatri formal i saj. Dhe nga ç’ka ndodhur në këta 33 vjet, dhe nga ç’tregojnë sondazhet periodikë që zhvilloj, nuk shoh ndonjë perspektivë të rikthimit në pushtet të Berishajve.

Vetëm një forcë e re politike, me një grup drejtues të pandikuar nga saga e gjatë Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj, mund të hapë një horizont të ri politik në Shqipëri. Por deri më sot, kemi parë vetëm xhuxha përrreth Borëbardhës…

Next Post
Përfshihet nga flakët azili i Fierit, disa të moshuar dërgohen me urgjencë në spital

Përfshihet nga flakët azili i Fierit, disa të moshuar dërgohen me urgjencë në spital

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ike krise bythen me gjithe hajdutin veliaj,klyshi i k/hajduti edvin karapushtit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In