• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘vret’ për të dytën herë gardën e vjetër të PD, si po i përdor ish bashkëpunëtorët në luftën për rrëzimin e Bashës

by Java News
17/09/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i shpalli luftë Lulzim Bashës ditën kur ‘biri i tij politik’, nën presionin e SHBA, kërkoi largimin e Berishës dhe Familjes së tij nga ‘qafa’ e Partisë Demokratike. Askush nuk ka pasur dhe nuk ka një fije dyshimi se Lulzim Basha është një produkt politik i Sali Berishës, i cili pas rrëzimit nga pushteti në 2013, i besoi administrimin e Partisë Demokratike, një lëvizje kjo taktike për kontrollin e partisë tashmë përmes një të besuari të Familjes.

Ky raport varësie politike u konfirmua edhe nga vetë Berisha dje kur deklaroi se “Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë”.

Gjatë 8 viteve, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, humbi në të gjitha betejat elektorale. Sali Berisha nuk artikuloi qoftë edhe një kritikë, madje e mbështeti Bashën pas çdo humbje, duke përsëritur alibinë e deformimit të zgjedhjeve. Pra, humbjet në zgjedhjeve nuk kishin rëndësi, mjaftonte që Basha të mbetej një i besuar për Familjen, për kontrollin e PD-së përmes tij.

Lulzim Basha humbi besimin e Berishës, u shpall tradhtar, humbës serial, komplotist etj., në momentin që tentoi të ndahej nga Familja Basha. Në përpjekje për të diskretituar Bashës dhe fituar një mbështetje sa më të gjerë në parti, Sali Berisha akuzoi dje Bashën për përjashtimin dhe ndërprerjen e karrierës politike të ashtuquajturës ‘garda e vjetër’ e PD-së.

“Ndër vite largoi të gjithë bashkëpunëtorët e mi një e nga një. E kam parë, por kam heshtur. Kam menduar se do të ketë njerëzit e tij, qeverinë e tij… E ka thyer veten. Si e theu veten? E theu veten sepse kur bëri listat në 2017 i ekzekutoi politikisht eksponentë e PD me pritë, pa u thënë asnjë fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë në lista”.

Sali Berisha po ekzekuton për të dytë herë politikisht gardën e vjetër të Partisë Demokratike. Herën e parë i eliminoi politikisht me dorën e Lulzim Bashës. Sot, ndëshkimin e tyre politik, po e përdor në funksion të planit të tij, për rrëzuar Bashën dhe rimarrë kontrollin mbi partinë.

Figurat politike të Partisë Demokratike, bashkëpunëtorë të Berishës, janë mënjanuar nga PD-ja në tre faza; në vitin 2013, vitin 2017 dhe vitin 2021. Përjashtimet në vitin 2013 janë udhëhequr nga Berisha në skenë, ndërsa ‘ndëshkimet’ në vitin 2017 dhe 2021 janë udhëhequr po nga Berisha, por në prapaskenë. Në qershor të vitit 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike, për arsye që dihen tashmë, 33 figurave politike, mes të cilëve Ilir Rusmali, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Selami Xhepa, Fatos Beja, Ramiz Çobaj etj.

Në maj të 2017, Lulzim Basha, me miratimin e Berishës, mënjanoi nga partia Jozefina Topallin,

Astrit Patozin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Ridvan Boden, Arben Imamin, Eduard Selamin, Sherefedin Shehun, Myqerem Tafajn Fabian, Leonard Ollin, Keltis Krujën, Suzana Guxhollin, Endira Bushatin, Valbona Mezinin, Edith Harxhin etj.

Në vitin 2019 dhe 2021, Lulzim Basha, me miratimin e Berishës, përjashtoi nga partia Rudina Hajdarin dhe Mysim Murrizin, ndërsa goditi politikisht Bujar Nishanin, Arben Ristanin, Halim Kosovën, Genc Pollon etj.

A mundet që Basha të eliminonte politikisht bashkëpunëtorët e Berishës pa miratimin e këtij të fundit?!

Nëse po, pse nuk Basha ka larguar edhe Edi Palokën, Aldo Bumçin, Flamur Nokën, Alfred Rushajn, Gent Strazimirin, Albana Vokshin, Oerd Bylykbashin, Xhelal Mziun etj., që të gjithë bashkëpunëtor të Berishës?!

Në nisje të aksionit për të rrëzuar Bashën, Berisha synon të krijojë bindjen se Basha i ka marrë vendimet me kokën e tij, përfshirë edhe ndëshkimin politik të ish bashkëpunëtorëve të tij. Por, duke rrëfyer detaje nga momentet kyçe të vendimmarrjeve të Bashës, Berisha konfirmon të kundërtën, pra që çdo vendim i Bashës, reflekton vullnetin e Berishës.

Berisha konfirmoi rolin e tij të padiskutueshëm në të gjitha aksionet e PD-së me në krye Bashën, në djegien e mandateve, protestat, bojkotin e zgjedhjeve lokale deri tek konsultimi me kompaninë që ka ideuar dhe menaxhuar fushatën e fundit elektorale të PD. Duket qartë se i vetmi vendim i Lulzim Bashës jashtë vullnetit të Berishës është ai i 9 shtatorit 2021 , për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia./Shqiptarja.com-A.Doçi

/m.j

Next Post
Rama paralajmëron referendum: Për pikat që nuk biem dakort me opozitën, do i ndjekim me popullin!

Rama paralajmëron referendum: Për pikat që nuk biem dakort me opozitën, do i ndjekim me popullin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In