Berisha vijon akuzat: Partia shtet me sistem patronazhimi më 11 maj, Dumani mbrojti krimin elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye përsëri ditën e sotme tezës së farsës elektorale të 11 majit.

Për të justifikuar pretendimet politike, ai shfaqi disa të dhëna që tha se ishin marrë nga sistemi elektoral i partisë shtet në qarkun e Fierit. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për krimin elektoral dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani, që edhe njëherë e quajti Altin Troplini, për mbrojtjen e qeverisë nga krimi elektoral.

“Sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zv/kreu i organizatës për krimin elektoral, Altin Troplini. Zgjedhjet janë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Vendosën pabarazi ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale. Sistemi i patronazhimit i denoncuar në mënyrë të hapur dhe të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Kodin Elektoral, konventat ndërkombëtare, direktivat e Këshillit të Europës dhe Venecias”, tha Berisha mes të tjerave para gazetarëve në konferencë.

Më tej, për të justifikuar humbjen historike të PD-së më 11 maj, tha se institucionet shtetërore u shndërruan në institucione dhe operatorë elektoralë nëpërmjet punonjësve dhe zyrave qendrore dhe vendore. Berisha deklaroi se ky sistem është përsosur nga PS-ja gjatë dy viteve të fundit.

“U shndërruan institucionet shtetërore në elektorale dhe të punonjësve në operatorë elektoralë. Disa të dhëna nga qarku i Fierit me sistemin elektoral që ka funksionuar në çdo qark, por lap-topi i belindës ishte më i aksesueshëm. Këtu janë të dhënat e transformimit të punonjësve dhe institucioneve të qarkut në institucione dhe operatorë elektoralë”, tha kreu i selisë blu, teksa lexoi edhe një raport të gjatë për shkeljet e pretenduara, të përgatitur nga PD-ja.

Me një material të gjatë ai publikoi edhe listat me emrat dhe informacionet personale të zyrtarëve vendorë në institucione të ndryshme, si Ujësjellës-Kanalizimet, Spitali, OSSH-ja, Tatimet apo drejtori të tjera rajonale, për të cilët tha se janë patronazhistë të rrjetit të PS-së që janë përfshirë në krimin elektoral dhe që duhet të ishin të depolitizuar.

Berisha tha se të dhënat janë marrë nga një lap-top që i përket shtabit elektoral të zv/kryeministres Belinda Balluku në qarkun e Fierit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.