• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha vërtetoi se ‘zakoni del me shpirtin'”/ Gjikondi për sulmin e PD-së: Drejtësia të bëjë më shumë për të ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të rrënimit të vendit

by Java News
10/01/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi që është dhënë të shtunën për të gjithë shqiptarët është i frikshëm. Për aktivisten Brizida Gjikondi, Sali Berisha me sulmin në Partinë Demokratike tregoi edhe një herë karakterin e tij. Në ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu, Gjikondi tha se dhuna është e vetmja rrugë që Berisha ka gjetur gjithmonë.

“Huqi del me shpirtin. Nuk mendoja kurrë se ai do të ndryshonte. Ishte një skenar shumë i shëmtuar. Ai duhet të priste vendimin e gjykatës dhe jo të bënte vetëgjyqësi. Mllefi i Berishës është në një stad tragjik. Dhuna është e vetmja rrugë e tij, ai s’ka tashmë asgjë për të humbur”, tha ajo në Report Tv.

Gjikondi shprehet se institucionet e reja të drejtësisë në vend duhet të bëjnë më shumë për të dënuar përgjegjësit e vërtetë të rrënimit të vendit.

“Prokuroria është sjellë më shumë si krahinore. Më shumë bëri shoë. SPAK është ngritur vetëm e vetëm për të ndëshkuar politikën e lartë të lidhur me krimin. Berisha duhet të ishte subjekt hetimi i SPAK. Nuk mund të quhet kontribut procedimi i Lefter Kokës apo Fatmir Mediut. Shqiptarët e dinë shumë mirë se cilët janë mëkatarët kryesorë të rrënimit të vendit”, u shpreh aktivistja.

E pyetur për mënyrën se si u mbrojt Basha të shtunën Brizida Gjikondi tha se vetëmbrojtja ishte shumë normale në atë situatë.

“Basha e njeh më mirë se askush tjetër Berishën. Dhe Berisha nuk qetësohet nëse nuk sheh gjak dhe viktima. Ai kështu ka funksionuar, në mënyrë kanibale dhe barbare. Lulzim Basha e ‘meritonte’ ta përjetonte atë që ai më parë e ka toleruar. Sa i përket dyerve të blinduara, më minimalja është të marrësh masa për të mbrojtur. Ne e pamë se çfarë i ndodhi z. Bejko. Ai ishte paralajmërim minimal i asaj që çfarë do t’i ndodhte njerëzve që ishin në seli. Basha tregoi burrëri që qëndroi brenda në selinë e partisë”, deklaroi ajo.

Gjikondi lavdëroi mënyrën se si u soll policia në vendosjen situatës, edhe pse sipas saj Berisha duhet të ishte prangosur pasi ishte në kushtet e flagrancës.

“Policia ka shumë gjynahe për moszbulimin e veprave penale etj por reagimi i ditës së shtunë ishte i duhuri. Ndërhyrja e policisë ka qenë fiks në momentin e duhur, kur gjërat mund të precipitonin. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se deputeti në rast flagrancë mund të arrestohet. Edhe shteti këtë radhë u tregua i kapur nga klani i Berishës dhe dha një mesazh shumë të shëmtuar për shqiptarët. Unë e kam me fenomenin e mosndëshkueshmërisë. Berisha duhet proceduar për të gjitha krimet që ka bërë. Basha e ka për detyrë të qëndrojë. Gjëja e parë që duhet të bëjë sa situata të qetësohet është të japë dorëheqjen. Kjo është një çarë që nuk ka më kthim mbrapa. Ka ardhur momenti që të riformatohet një klasë e re politike. Këtë nuk e kam vetëm për opozitën por edhe nga krahu i mazhorancës. Kjo lloj frymë nuk e përfaqëson kahjen e shqiptarëve drejt Evropës”, tha në ‘Sot live në Shqipëri’ ,Brizida Gjikondi.

Në fund aktivistja analizoi edhe qëndrimin e Ramës për këtë situatë të krijuar në Partinë Demokratike.

“Është në stilin e Ramës që ta shndërrojë një situatë në komike. Ose është shumë larg realitetit dhe perceptimit të shqiptarëve, ose ta bëjë ‘hajd se 3 ditë është hataja e madhe’. Berisha është rikthyer prapë dje në vendin e krimit, dhe ka thënë se do të vijë prapë e prapë. Kështu që do të përballen sërish”, përfundoi intervistën në Report Tv, aktivistja Brizida Gjikondi.

g.kosovari

Next Post
“Riformatoje kompjuterin që të humbasin gjurmët”/ Zbardhet skema si u vodhën të dhënat e pagave

"Riformatoje kompjuterin që të humbasin gjurmët"/ Zbardhet skema si u vodhën të dhënat e pagave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In