“Agresioni ndaj Kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një protestë kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Ky agresion është vetëm politik. Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj, Sali Berisha.
Kjo vjen pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Dëmokratike. Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes së ish-Kryetarit të PD për 10 vite; kjo vjen pasi disa deputetë pseudo-opozitarë përpiqen në çdo formë të dëmtojnë misionin e shenjtë të opozitarizmit.
Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit të opozitës është pa burrni. Agresioni ndaj kryetarit të opozitës në protestë është thelbi i kulturës të dhunës dhe i mospranimit të misionit opozitar! Lironi agresorin. Opozita e di kush është frymëzuesi”, ka qenë ky reagimi i ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berishës në protesë./m.j











