• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha u financua nga Rusia”/ PD kërcënon median malazeze: Lobingu u bë në kohën e Bashës, editoni lajmin ose do ju padisim

by Java News
01/10/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga media malazeze “Pobjeda”, e cila shkruante sot se kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë financime ruse.

Në një reagim zyrtar, PD thotë se artikulli është një abuzim i trashë i informacionit e mosnjohje e fakteve nga kjo media ose në rastin më të keq vjen si pasojë e agjendave politike dhe nacionaliste. Në sqarim, PD shton se artikulli i referohet zyrtarit amerikan që zbuloi se selia blu ishte financuar nga Rusia, por që në atë kohë, kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha e jo Berisha.

Ky i fundit u dorëhoq në vitin 2013, kur edhe la pushtetin pas zgjedhjeve përballë Partisë Socialiste. PD kërkon korrektim e përgënjeshtrim të lajmit, në të kundërt, paralajmëron padi sipas legjilacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Në një pasqyrë të detajuar të fakte, të cilat i janë bërë të ditura kësaj mediaje, kërkohet korrektim përgënjeshtrim. Në të kundërt, shtohet se PD rezervon të drejtën e padisë sipas legjilacionit kombëtar dhe ndërkombëtar,”- shkruan PD.

Gazeta malajzeze ‘Pobjeda’ ka ndarë raportin e shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Në artikull shkruhet se njerëzit e Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha, të cilët kanë marrë para nga miliarderi rus Konstantin Malofejev.

‘Prandaj nuk është rastësi që në mesin e këtij muaji (13 shtator) një zyrtar amerikan ekspozoi se çfarë po bënte Rusia në Evropë dhe si Moska – për të siguruar pika ndikimi në vendet e Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor – pagoi burime të konsiderueshme financiare për njerëzit që supozohej të ishin “prokurë rusë” në Ballkan. Për këto qëllime zakonisht përdoreshin politikanët pro-serbë.

Këtë e tregojnë informacionet se nga Kremlini janë paguar burime të konsiderueshme financiare, përmes kanaleve të ndryshme, te Fronti Demokratik në Mal të Zi, por edhe te Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës. U raportua se para ka marrë edhe Partia Demokratike në Shqipëri – Sali Berisha.’- shkruhej ndër të tjera.

Reagimi i plotë i PD:

Partia Demokratike përgënjeshtron lajmin e publikuar në median malazeze “Pobjeda”, në një artikull ku pretendohet se Kryetari i PD z. Sali Berisha, ka marrë financime ruse. Ky është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve nga kjo media, në rastin më të keq, të agjendave politike dhe nacionaliste. Z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022. Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare. Në një pasqyrë të detajuar të fakte, të cilat i janë bërë të ditura kësaj mediaje, kërkohet korrektim përgënjeshtrim. Në të kundërt, shtohet se PD rezervon të drejtën e padisë sipas legjilacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në artikullin e publikuar në gazetën Pobjeda  https://www.pobjeda.me/clanak/ko-je-sve-u-mrezi-moskve, vërejmë me shqetësim një pasaktësi brutale, e cila shpresojmë të mos jetë bërë nga premisat e dashakeqësisë apo, më keq, agjendave politike apo nacionaliste. Pretendimi se z. Sali Berisha, kryetari (aktual) i Partisë Demokratike, ka marrë financime ruse, është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve dhe kontekstit. Së pari, sqarojmë se z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.

Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare. Në vendimin e Gjykatës, të cilin mund t’jua sigurojmë nëse kini interes, thuhet shprehimisht se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me ‘financimet ruse’ të publikuara për herë të parë në gazetën Mother Jones (shih https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved) dhe që trajtohen gjithashtu nga Voice of America 3 vjet më vonë (shih https://www.zeriamerikes.com/a/6746331.html) dhe media të tjera botërore, bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA.

Të gjitha veprimet, sipas Gjykatës, janë kryer në kapacitet personal, jo INSTITUCIONAL nga kryetari i asokohe i partisë z. Basha.  Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari.  Për më shumë, Partia Demokratike e drejtuar nga z. Berisha ka ngritur para një jave, një Komision Auditi të brendshëm për të bërë transparencë finale lidhur me rastin e ‘financimeve ruse’, pra të dokumentacionit, nëse ka, dhe hyrje-daljeve financiare që përkojnë me dritaren kohore të këtij rasti.

Nëse merrni mundimin t’u referoheni deklaratave publike të Partisë Demokratike dhe artikujve të shumtë në mediat shqiptare, në shqip dhe anglisht, i dyshuari i vetëm për ‘aferën e financimeve ruse’ është kryetari i PD në vitin 2017.  Z. Basha prezumohet se ka marrë një financim prej 500,000 USD nga fonde ruse. E theksojmë: në padijeni të plotë të asnjë forumi apo individi tjetër në Partinë Demokratike. Këto para nuk kanë hyrë në financat e PD dhe është e paqartë kur, dhe si, janë marrë dhe si janë përdorur.  Shpresojmë që kjo pasqyrë e fakteve njëkohësiht kontekst i bollshëm, të jetë i mjaftueshëm për të korrektuar të dhënat në shkrim dhe për të botuar një përgënjeshtrim me një link që të çon te artikulli origjinal.

Gazetaria profesionale dhe etike e kërkon këtë.  E bëjmë këtë kërkesë bazuar në rregullat etike duke i ruajtur vetes të drejtën që, në rast të mos publikimit të këtij përgënjeshtrimi dhe ndërhyrjes për publikimin e tij në të gjitha mediat që kanë publikuar artikullin tuaj, brenda 24 orëve, do të ndërmarrim hapat ligjorë sipas legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE

Next Post
Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

Agjenda e Yuri Kim dhe paranoja e Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

July 9, 2026
Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In