• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha tund ‘pëlhurën e kuqe’ dhe fut në sherr PD-në, nesër Këlliçi, Noka, Boçi, Bylykbashi e tërë kryesia në ‘luftë’ për poste!

by Java News
02/06/2022 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’i lërë vetëm 3 orë kohë kandidatëve, të cilët aspirojnë postet e nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm të pjesë së PD që drejton ishkryeministri.

“Mbledhja e parë e Kryesisë do të jetë këtë të premte, me 3 qershor në orën 14:00 në sallën e Kryesisë, në katin e 2-të të Selisë së PD-së. Ndërkohë, mbledhja e Këshillit Kombëtar do të vijojë në orën 17:00”, thuhet në mesazhin që drejtoresha e Komunikimit, Flioriana Garo, ka çuar tek anëtarët e Kryesisë.

Ndërkohë javën, që shkoi kryetari i Këshillit Kombëtar njoftoi anëtarët e Këshillit për mbledhjen e ditës së premte pasdite. “Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17:00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD-së dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD-së”, ishte mesazhi i Palokës. Për shkak se në statutin e miratuar nga kuvendi i 11 dhjetorit dhe më pas i ndryshuar para një muaji nuk specifikohet një afat se sa kohë para duhet të dalin kandidatët për nënkryetar dhe sekretar të Përgjithshëm, Berisha duket se ka menduar të shmangë lobimet për vota për lidershipin e PD-së.

Sipas Statutit të miratuar nga anëtarët e kuvendit të PD-së që mbështesin Berishën, kandidatët për nënkryetarë dhe për sekretarë të Përgjithshëm, ata miratohen në Kryesi dhe më pas dërgohen për votim në Këshillin Kombëtar. Megjithëse deri më tani nuk ka asnjë emër të konfirmuar, në selinë blu qarkullojnë 5 emra për këto poste. Belind Këlliçi dhe Flamur Noka flitet se janë dy pretendentët kryesorë për sekretar të Përgjithshëm. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë garë, ethet se rivalitetit ndihen në mënyrë të tërthortë.

Aktivistja Evi Kokalari, pasi u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur sulmet ndaj Belind Këlliçit se ka orientuar votat në zgjedhjet për Kryesinë. Ndërkohë, përgëzon Flamur Nokën që sipas saj nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Flamur Noka ka respektin tim total vetëm për faktin që në 22 maj doli i dyti pa asnjë lobim. Ndërsa Belind Këlliçi pati pafytyrësinë të lobojë nëpërmjet Minushes që ka qenë ishsekretarja e Flamurit, duke lënë të nënkuptohej se lobimin po e bënte Flamur Noka.

Në fakt, Flamuri se kishte idenë fare çfarë po ndodhte. Minushja tashmë punon për Besart Xhaferajn, shokun e fëmijërisë së Belindit, i cili u fut në Këshill me kuotat e rinisë dhe jo me votë. Dhe Minushja ashtu u fut. Tani, nëse Belindi ka këllqe, të dalë në garë me Flamur Nokën të premten e të shohim ku do dalë kjo garë, por realiteti është që nuk ia mban dhe më thonë është tërhequr”, shkruante Kokalari në një nga postimet e saj.

Ndërkohë, ndonëse më pak i përfolur për postin e sekretarit të Përgjithshëm përflitet edhe Arben Imami, ndonëse në zgjedhjet për Kryesi mori pak vota dhe nuk mundi të futej.

NËNKRYETARËT

Ndërkohë me më pak zhurmë duket gara për nënkryetarët e PD-së që drejton Berisha. Deri më tani ka konfirmuar aspiratën e tij për të kandiduar për nënkryetar, Oerd Bylykbashi. Ndërsa, një emër tjetër i përfolur, por që ende nuk është konfirmuar për të kandiduar është Luçiano Boçi, i cili aktualisht është nënkryetar i Grupit Parlamentar. Një tjetër kandidaturë e pakonfirmuar për nënkryetar është edhe Agron Shehaj. Të tre në fakt ishin tek emrat e parë më të votuar në Kryesinë e PD-së.

Sakaq të premten pritet të mësohen edhe emrat e sekretarëve të tjerë, të cilët sipas statutit të PD-së nuk zgjidhen, por propozohen nga kryetari dhe miratohen nga Kryesia. “Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH.

Ai ndihmohet në punën e tij nga Sekretariati, i cili përbëhet nga sekretarët funksionalë, të cilët propozohen nga kryetari i Partisë me miratimin e Kryesisë, sipas fushave të veprimtarisë që vlerësohen të nevojshme. Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara të Sekretarëve funksionale përcaktohen në Rregulloren e PDSH. Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet çdo katër vjet”, thuhet në nenin 50 të statutit të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Pjesë e kryesisë do të jetë edhe Albana Vokshi, e cila do vijoj të mbajë postin e kryetares së gruas në PD-në që drejton Berisha./m.j

Next Post
Horoskopi/ Bëhuni gati! Këto tre shenja i pret një javë e përkryer

Tre shenjat më me fat për muajin Qershor sipas horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In