• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

by Java News
20/02/2018 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së. Ja çfarë rrëfeu Berisha.

Çfarë po diskutonit në këtë fotografi?

Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.

Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur. (BalkanWeb)

Next Post
Chelsea-Barcelona përfundon në barazim

Chelsea-Barcelona përfundon në barazim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

January 6, 2026
“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

January 6, 2026
Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

January 6, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Plas keq në spital/ Mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren dhe përfundon në pranga (EMRI)

January 6, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Dekretohet ligji për rivlerësimin pasurive të paluajtshme/ Tatimi për shitjen ulet në 5 për qind

January 6, 2026
Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

January 6, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Do të sigurohemi që…

January 6, 2026
VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

January 6, 2026
Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

January 6, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In