• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Topallin dhe kritikët e kryetarit, i hoqi Basha nga lista dhe jo PD

by Java News
13/09/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për Jozefina Topallin dhe të gjithë kritikuesit e tjerë të Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin Fakt, gazetari Peka i ka kujtuar Berishës largimin e Genc Pollos nga PD-ja, ndërsa sot ai ndodhet në krah të Bashës. Por nga ana tjetër Jozefina Topalli nuk e braktisi kurrë Berishën (madje as në vitin 99), ndërsa sot, ka mbetur jashtë PD-së.

Berisha është shprehur se Topallin dhe kritikët e tjerë të Bashës nuk i ka larguar Partia Demokratike, por kryetari i PD-së përmes listës së tij vetjake. Kësisoj Berisha i ka dhënë një “fije shprese” kritikëve të Bashës, duke u thënë se ata duhet të përpiqen që ta zgjidhin këtë situatë me kryetarin e PD-së.

“PD në historinë e saj këtë ka. Ka histori ndarjesh, bashkimesh, tolerancash të gjitha këto së bashku.”-tha Berisha.

Peka i kujtoi Berishës se Genc Pollo që iku nga PD është sot në krah të Bashës, ndërsa Topalli që nuk e braktisi kreun e PD-së as në vitin 1999 u la jashtë saj. Më poshtë përgjigjja e Berishës.

Peka: Kjo është e vërtetë që nuk keni qenë në listën e tyre, por ata në listën tënde. Por në vitin 1999, kur një pjesë e mirë e PD-së linin teserën e PD-së në ambasadat në Tiranë apo te PDR-ja dhe siç shkruante edhe shtypi në atë kohë që edhe kundrejt apartamenteve të ndryshme, e të shikosh sot se të gjithë janë në krahun e Lulzim Bashës, janë kthyer nga PD-ja dhe Jozefina Topalli, e cila ishte e vetmja ndoshta e peshuar në flori nga ambasadorë të ndryshëm që të ju tradhtonte në 1999, ju mbajti. Si ndihet Sali Berisha sot?

Berisha: Edhe një herë e theksoj se kjo është listë e kryetarit të PD-së. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo. Por duhet të dimë një gjë, se çdo njeri bën listën që mendon. Problemi thelbësor i kësaj liste është që kjo nuk kaloi në forumet e partisë, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë më kurrë dhe s’duhet të ndodhë. Çfarë ndodh sot? Ka një armiqësi shumë të egër dhe që uroj të zbutet, për faktin se kryetari e mori përsipër të gjithë përgjegjësinë.

Ata nuk i hoqi partia dhe forumet e partisë, se ata  ndoshta mund dhe të hiqeshin nga forumet e partisë, nuk e dimë këtë, por ata i hoqi personalisht kryetari. Në këtë rast cili është apeli im për ta? Apeli im është, dakord, ky është një gabim për mua i papranueshëm që ju jeni hequr nga listat pa forumet. Megjithëatë, me të gjithë investimin tuaj në PD, kolosal që keni, mendoj se në qëndrimet politike mendoj se duhet tju udhëheqin interesat e PD-së.

Sikundër kryetari mendoj se duhet të ketë një sens përgjegjësie, vetëdije se këta njerëz u hoqën direkt prej tij, jo nga forumet. Pra këta kanë një kauzus ndaj tij dhe duhet të gjejë mënyrën për ti zbutur, për të arritur drejt një situate tjetër. PD në historinë e saj këtë ka. Ka histori ndarjesh, bashkimesh, tolerancash të gjitha këto së bashku.

ma.me

Next Post
Champions/ Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve, Manchester City shpartallon Feynord, Reali bën detyrën

Champions/ Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve, Manchester City shpartallon Feynord, Reali bën detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In