Nga një golashënues i madh, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare bëhet kështu golashënuesi i të gjithë kohërave në kampionatin australian.
Ky ishte goli numër 91 për Besart Berishën. Rekordi u thye. Në minutën e 30, ekipi i tij Melbourne Victory fitoi një 11-metërsh pas një prekje më dorë të njërit prej mbrojtësve të Necastke Jets.
Skuadra ia la Berishës që ta ekzekutonte duke i dhënë kështu mundësinë që të kalojë rekordin e ish-futbollistit të kësaj skuadre Archie Thompson. Berisha kotribuoi edhe në golin e dytë që u shënua nga Marce Rojas. Melbourne e fitoi ndeshjen 4-2.