• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha thotë vaksina të vdes, Metës i rri mendja te burgu’/ Rama për opozitën: Dashin kur e shikon në televizor të ze rakia. Gridaren e njihni?

by Java News
01/04/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi sot nga Rrogozhina deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, që bëri thirrje të pezullohet vaksinimi me “Sinovac” për personat mbi 60 vjeç.

Sipas Ramës, Berisha bën thirrje qytetarëve për mos bërjen e vaksinës duke u thënë se ajo të vdes apo se është e skaduar, ndërkohë që Lulzim Basha nuk flet fare.

Sipas kreut të qeverisë nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Partinë Socialiste, ai person që do të fliste kundër vaksinës nuk do të ishte më pjesë e skuadrës.

“Tashti Saliu është bërë shkes bashkë me Ilirin dhe Monikën dhe kanë nxjerrë një Gjino atje si fytyrë të re edhe thonë hajde t’i japim një nuse Gjinos. Nuk bëhet kështu. Shikoni se çfarë bëjnë! Si mundet t’i besohet fati i këtij vendi, e ardhmja e këtij vendi, një njeriu që është vënë aty si kukull. Një kukull që qesh, këndon këngët që ia mësojnë përmendësh, që gënjen pa asnjë gajle dhe s’ka kurajon të thotë asnjë fjalë, kur nga ana tjetër ai që e kurdis del e bën thirrje për mos bërjen e vaksinës.

Bën thirrje duke u thënë njerëzve se vaksina të vdes, se vaksinat janë të skaduara, janë të ndaluara atje ku janë prodhuar, se i vdesin 60-vjeçarët e sipër dhe ky tjetri s’flet fare, nuk thotë asnjë fjalë. Sikur të dilte një nga skuadra jonë të thoshte këto fjalë, ikte, dilte jashtë. Unë të rrija pa folur, e të bëja sikur nuk dëgjoja! Nëse doni që të ndërpritet vaksinimi shkoni dhe votojini asaj. Saliu thotë vaksina të vdes, ai tjetri Peço Vasili nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’u thotë njerëzve. Vetëm zi, duke futur ankth, pasiguri, dyshim”, tha Edi Rama.

Kreu i qeverisë nuk kurseu as ironitë për opozitën.

“Ata duan që të ndalojnë të gjithë punët, vaksinimin, rindërtimin. Nuk e njihni ju Fatmir Mediun? Dash Shehin që dhe në televizor kur e shikon te ze rakia duke parë televizor. Të duken sustat e telekomandës si ulli, Shpërim Idrizin nuk e njihni, Mesilën, atë që do varte protestuesit te Palmat, po Nard Ndokën? Me këta do bëhen rindërtimin, vaksinimi, po gridaren, që këtu i keni. Po ca të shikojmë, se vetëm mallkojnë, shajnë dhe për ca, e pra është koha për të qëndruar drejtë dhe për të cuar në fund të gjitha këto përpjekjet. Më tregoni një herë që nuk e lanë më keq se nuk e gjetët. Thonë iu futëm në Nato, në Nato na futi Amerika”, tha Rama.

Rama u shpreh se sa herë Meta del në televizor flet me vete dhe një në tre fjalë thotë ‘burg’. Kreu i qeverisë tha se nuk e kupton pse Metës i rri mendja te burgu mirëpo këtë gjë le ta gjejë vetë.

‘Ilir Metës do ti jepni ju besimin se rri dhe flet me vete sa herë del ne televizor , 1 ne tre fjalë e ka burgu, burgu,burgu. Se pse i rri mendja te burgu le ta gjejë vetë.‘- tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Shqipëria në NATO, Xhaçka: Sfida e radhës integrimi në BE, me punë e përkushtim kemi fituar besimin e aleatëve

Shqipëria në NATO, Xhaçka: Sfida e radhës integrimi në BE, me punë e përkushtim kemi fituar besimin e aleatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com