• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para orës 19:00

by A R
04/07/2026 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se në 34 ditë proteste, krahas thirrjeve për dorëheqjen e Edi Ramës, protestuesit kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga politika, kryedemokrati thotë se demokratët do ta mbështesin këtë lëvizje qytetare, pasi thirrjet kundër tij janë të sponsorizuara.

Në protestën e kësaj të shtune janë bërë thirrje të bashkohen edhe shqiptarët e diasporës. Berisha, me ndjenjën e përkatësisë së kësaj proteste, paralajmëron Ramën të mos guxojë të dhunojë qytetarët, siç thotë ai se ndodhi të enjten përpara parlamentit.

“Sot është dita e kombit shqiptar. Sot qindra mijëra shqiptarë po vërshojnë nga toka, deti, ajri, nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e botës, për në kryeqytetin e vendit. Sot është dita në të cilën Edi Rama, në rast se i ka mbetur edhe vetëm një nanogram arsye, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Mos të të rrejë mendja se vërtet ti ke falangat e policisë dhe forcën e mjeteve të tyre. Po dije një gjë: historia ka faktuar se fuqinë nukleare e ka sovrani, e ka populli. Dhe mos guxo, mos guxo të tentosh të matesh me popullin. Zemërimi i popullit, hakmarrja e popullit është tashmë e mirënjohur si fuqi nukleare njerëzore.”

Kryedemokrati kujtoi se kërkesën e protestuesve për qeveri teknike e ka kërkuar e para opozita e tij, sikurse edhe kërkesat e tjera për shfuqizimin e ligjeve, të cilat i kanë depozituar si amendamente në Kuvend, bashkë me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, por nuk pranohen nga socialistët. Për këtë arsye, demokratët do të qëndrojnë jashtë parlamentit derisa kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

 “Nuk pranon mocionet të cilat janë të përcaktuara në kushtetutë. Ne kemi depozituar, por edhe një sqarim do bëj këtu: ka tre javë që kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ndryshimin e ligjeve të kërkuara nga përfaqësia e protestës. Kryetari i parlamentit, dhe në veçanti Taulant Balla, nuk pranon t’i fusë në rendin e ditës. Për këtë arsye, grupi parlamentar vendosi të mos paraqitet në seancë plenare derisa të paraqiten amendamentet për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”.

4 korriku është festa e Pavarësisë së SHBA-së, për të cilën Berisha bëri urimin e tij, por është edhe dita e lindjes së Edi Ramës, për të cilin në vend të mesazhit të urimit dha një këshillë: “Jep dorëheqjen para orës 19:00…”

Next Post
Barnat, dieta dhe AI: Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Vapa dhe problemet me zemrën, kardiologia: Të rinjtë të diagnostikohen, kujdes me pijet energjitike

Comments 1

  1. leka says:
    2 months ago

    Te heqin Ramen dhe te vejne Saliun.Jo nga deti nga ajri por dhe toke ne Shqiperi vendos populli me vote dhe sgqiptar te Kosoves dhe Tetoves

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com