• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thirrje dibranëve: Edi Rama kërkon t’ju mbysë! Erdha për nënat, vajzat, motrat tuaja

by A R
05/05/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka qenë sot në Dibër, aty ku ka prezantuar dhe kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në fjalën e tij, ai nuk kurseu lëvdatat për dibranët.

“Dibra dhe dibranët janë një emër nderi për çdo shqiptar. Janë një emër nderi në historinë e këtij kombi. Tre tipare nuk janë askund më të shquara se tek ju. Ju jeni më punëtorët. Së dyti, mençuria juaj është e mirënjohur kudo. Askush nuk ka ditur më shumë se ju që të nderojë mikun. E treta, ju i keni qëndruar historisë me gjak dhe burrëri. I keni qëndruar me personalitetet më të mëdha që i keni dhënë kombit. Kurse sot, Dibra është para alternativës të jetë a mos të jetë. Sot, një pushtues i vërtetë, një armik i egër i Dibrës e ka vendosur përpara alternativës të shuarjes apo ekzistencës së saj.”

Ish-kryeministri foli dhe për Hidrocentralin e Skavicës që sipas tij rrezikon mbytjen e tokave të kësaj zone. E për këtë, thirrja e tij është që dibranët më 14 Maj të votojnë Ismail Ukën.

“Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës, është mbytja e pjesës më pjellore të saj, është mbytja e pjesës së saj më historike, është mbytja e të shkuarës së saj, e të sotmes dhe të ardhmes së Dibrës.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur një rrezik ekzistencial sa ka në këto zgjedhje më 14 Maj. Edi Rama, në zbatim të politikave antishqiptare, dhe ju e dini se armiqtë tanë shekullorë kanë bërë gjithçka të zhdukin Dibrën, kanë dështuar gjithmonë. Jam i bindur se do dështojnë edhe këtë herë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështorë që ekziston. Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 Maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj. Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë.”

Berisha akuzoi qeverinë edhe për projektin e Tunelit në Qafë-Murriz.

“Ndaj ngrihuni në këmbë kudo që jeni. Ejani dhe votoni për mbrojtjen e Dibrës, votoni për Ismail Ukën.Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë. Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë. Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë.

Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën. Dibra do ketë me Ismail Ukën ndryshimin më të madh. Ju garantoj se Ismail Uka do bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.”

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e bazon këtë fushatë elektorale në mashtrimin e vajzave dhe nënave.

“U ndala për të thënë dy fjalë për nënat, vajzat, motrat dibrane. Këtë fushatë Rama e bazon në mashtrimin e vajzave dhe nënave. I them se njeri më mizogjen se ti nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave ekonomike, sociale, familjare që sjell skamja e nënave, motrave dhe vajzave shqiptare. Ndaj dhe ti, më 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh mallkimin e tyre me gjithë shpirt. Dhe nëse ka njeri që e meriton, je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare, varfërinë, mjerimin, largimin.E përfundoj me thirrjen time: më 14 votoni për Dibrën, votoni për të shkuarën e saj, për traditën tuaj të madhe, votoni për të sotmen tuaj, për të ardhmen e Dibrës. Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë. Dibra është në duart tuaja!”\

/a.r

Next Post
Me dëmtime të shumta/ Vajza që u mbajt peng dhe u dhunua nga bashkëjetuesi i nënshtrohet operacionit

Arrestohet 59-vjeçari, kreu vepra të turpshme ndaj 13-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com