• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar: Ja si do të veproni më 11 dhjetor. Çfarë duhet të keni me vete

by Java News
12/11/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar aksionin e tij politik për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai adreson një njoftim për anëtarët duke i kërkuar që të vijnë në Tiranë më 11 dhjetor për të marrë pjesë.

Berisha përcjell edhe udhëzimet se si ata duhet të veprojnë, çfare dokumentesh te kene me vete, konform dhe Statutit.

Njoftim

DREJTUAR: Te gjithe delegateve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike

Ne vijim te njoftimit te bere ne dt 10.11.2021 para mediave dhe dje (dt 11.11.2021) ne Tv kombetar KLAN, dhe portalin  dhe Syri.net rikonfirmojme per te gjithe delegatet njoftimin per thirrjen e Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike ne dt 11.12.2021 ora 10:00 tek Pallati I Kongreseve Tirane. Sipas nevojes, punimet e kuvendit mund te vazhdojne dhe ne date 12.12.2021.

Ky kuvend mblidhet ne baze te statutit te Partise Demokratike neni 43 pika 2, me kerkesen e 4200 delegateve te tij. Emrat dhe firmat e tyre jane depozituar ne zyren e z.Edi Paloka kryetar I Keshillit Kombetare te Partise Demokratike dhe mund te verifikohen nga kushdo brenda orarit zyrtar.

Kuvendi mblidhet me rend dite:

Në kushtet kur Partia Demokratike e Shqipërisë po përjeton krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme që nga koha e themelimit të saj, për shkak të dështimeve në aksionin e saj politik dhe mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe

– kur brenda Partisë Demokratike hapësirat e lirisë dhe të demokracisë po asgjësohen qëllimisht dita ditës,

– kur forca kryesore e opozitës në vend nuk arrin të përmbushë misionin e saj për të ndalur keqqeverisjen e vendit dhe për t’u kthyer në shpresë të qytetarëve dhe në alternativë serioze qeverisëse,

– kur rikthimi i ushtrimit të sovranitetit nga antarësia, brenda familjes tonë politike, është imperativ për t’i dhënë fund uzurpimit të partisë nga një grup njerzish me qëllime dhe agjenda tërësisht personale,

Me qëllim rikthimin në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të Partisë Demokratike, për t’a rikthyer atë në shpresë për njerzit e lirë të këtij vendi,

ne, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet e nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, marrim përgjegjësinë statutore për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datën 11 dhjetor 2021 ora 11.00, me rend dite si më poshtë:

– Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimarrjen në forumet e Partise Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike

– Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të antarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

– Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

– Të ndryshme

– Per ndryshimet statutore do diskutohet mbi bazen e propozimeve te anetareve te Kuvendit dhe Keshillit Kombetar qe do parashtrohen ne kete Kuvend

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Kmpetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar sipas statutit, si dhe të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvend, e ka drejtpërdejt dhe vetëm Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nëpërmjet organizmave të tij.

Delegatet duhet te kene me vete ID ose pasaporte si mjet identifikimi

Firmetaret per mbledhjen e Kuvendi/m.j

Next Post
Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Lëkundje tërmeti në Dibër, ndihen edhe në Tiranë! Ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com