• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Thirrja e Ramës për rritjen e rrogave, thjesht propagandë. Objektivi ynë trefishimi

by Java News
20/03/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp dënoi aplikacionin “Aktivisti”. Sipas Berishës, ky aplikacion është i dënueshëm.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë. Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve u ndal edhe tek rrogat. Ai u shpreh se PD do të depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave si akt i parë. Ndërkohë shtoi se Rama po bën një akt kriminal elektoral. Sipas Berishës, rritjet e rrogave nuk bëhen në asnjë vend të lirë para zgjedhjeve.

“PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike. PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë. Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi. Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit”, tha Berisha.

/s.f

Next Post
VIDEO/ Luizit i shkon mesazh urimi nga ‘çunat e Londrës’: Na u dogjën ‘lulet’ duke të parë ty 24 orë

Hapet llogari për Luiz Ejllin në 'GoFundMe', mblidhen mbi 9 mijë dollarë për 4 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com