• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha të sqarojë ku i gjeti Shkelzeni mijëra hektarë tokë në Gërdec”

by A R
19/06/2019 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, shkruan në Facebook se këtë të mërkurë është bërë publik një dokument mjaft kompromentues për familjen “Berisha”.

Balla i kërkon publikisht Sali Berishës të shpjegojë se si, sipas tij, i paska në pronësi kaq shumë hektarë tokë i biri i tij Shkelzen Berisha në gjithë rrethinat e Marqinetit e Gërdecit.

“Sot Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim historik në lidhje me llogaritë e hapura që ka me drejtësinë familja e Sali Berishës, ndërsa po sot është bërë publik një dokument mjaft kompromentues për familjen shumë të pasur Berisha. Protestuesve, Sali Berisha duhet t’u shpjegojë këtë dokument.

Përpara se t’i urdhërojë të dhunojnë KZAZ e Bashkisë Vorë në Marqinet e Gërdec, Sali Berisha duhet të shpjegojë se si i paska në pronësi kaq shumë hektarë tokë i biri i tij në gjithë rrethinat e Marqinetit e Gërdecit, të cilat si kolateral janë garancia për 1.8 milionë Euro.

Kujtoj gjithashtu se dy vite më parë Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin nr.10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a” ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s.-së, si dhe evidentimi i efekteve negative financiare, të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje” dhe po ashtu ka vendosur dërgimin e Raportit Përfundimtar në Prokurori për fillimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasve si më poshtë:

Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.

Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.

Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;
. etj

Nga dokumentacioni zyrtar i administruar si provë, dëshmitë e dhëna, si dhe duke u bazuar në faktin që shtetasi Shkëlzen Sali Berisha nuk pranoi të dëshmonte para Komisioni Hetimor për lidhjet e tij me z. Nue (Nuel) Nik Kalaj, Komisioni Hetimor i ka kërkuar Prokurorisë hetimin e plotë, të pavarur e të gjithanshëm të lidhjeve të dyshimta ndërmjet Nue Kalaj me të birin e Sali Berishës.

Përveç kësaj, Prokuroria duhet të hetojë edhe burimin e të ardhurave të Shkëlzen Berishës, si dhe faktin nëse ai ka shlyer detyrimet tatimore për të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e tij, si ndërmjetës gjatë periudhës që babai i tij ka qenë Kryeministër. Këto veprimtari që dyshohen të paligjshme, nuk mund të hetoheshin nga ky Komision për shkak të objektit të kufizuar të veprimtarisë të tij.

Megjithatë, gjatë veprimtarisë të tij, Komisioni ka hasur në disa kontrata ndërmjetësimi të lidhura në favor të Shkëlzen Berishës, si dhe disa deklarata për pagimin e detyrimeve tatimore në vite, të cilat kanë krijuar dyshimin e veprimeve jo të ligjshme. Për këtë arsye, Komisoni ia ka kaluar këto çështje t’i adresohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Prokuroria duhet t’i hetojë. Sikurse ka përgjësinë të zbardhë dosjen OSSH-CEZ që mbart një dëm ekonomik 418 milionë Euro” – shkruan Balla.

Në fund duke përdorur edhe doza ironie, Balla thotë se dy djemtë e Berishës, Shkelzeni dhe Lulzim Basha nëpërmjet urdhërimit të dhunës duan të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë për të penguar kështu edhe reformen në drejtësi, të cilës i tremben. Por Balla premton se dosjet e 28 viteve do të hapen.

“Në përfundim është mjaft e qartë se pse Sali Berisha, bashkë me djemtë e tij Shkëlzen Berisha dhe Lulezim Basha, kanë zgjedhur rrugën e dhunës në përpjekjen e tyre për të penguar rrugën Europiane të Shqipërisë, që së shpejti vijon me hapjen e kapitujve të drejtësisë.

Shqipëria do t’i hapë kapitujt e drejtësisë në bisedimet për anëtarësim me BE, sikurse do të hapen edhe të gjitha dosjet e korrupsionit në këto 28 vite” – thekson numri dy i PS.

Next Post
Të pasmet e mëdha, i grisin kostumin në skenë këngëtares (FOTO)

Të pasmet e mëdha, i grisin kostumin në skenë këngëtares (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In