• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha takon në Brazil Sekretaren e PPE: Krimi është infiltruar në zyrat e shtetit, zgjedhjet farsë!

by Os De
22/11/2025 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e përkeqësuar e krimit dhe demokracisë në vend, infiltrimi i grupeve kriminale deri në administratë dhe zyrat e shtetit dhe krijimi i një narkoshteti në Evropë. 

Këto ishin disa nga temat e diskutuara dhe shqetësimet që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i parashtroi gjatë takimit që pati në Brazil me Sekretaren e Përgjithshme të PPE (Partitë Popullore Evropiane), Dolors Montserrat dhe drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë Patrick Voller 

Berisha, i cili ndodhet në Brazil prej disa ditësh në një samit që organizohet atje, i tha Montserrat se grupet kriminale të organizuara janë fuqizuar fal edhe lehtësirave të qeverisë, duke depërtuar thellë në zyrat e shtetit, siç e tregojnë edhe përgjimet në SKY ECC apo Encrochat, duke pastruar edhe paratë e trafiqeve në ndërtime. 

“Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Berisha diskutuan gjithashtu nevojën urgjente për një vizitë në terren në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së, një vizitë që pritet të zhvillohet së shpejti dhe konsiderohet e domosdoshme për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës në vend”, njoftoi sot zyra e PD-së për këtë takim. 

Së shpejti përfaqësuesja e lartë e PPE-ve pritet ta vizitojë Shqipërinë. 

“Sekretarja e Përgjithshme Montserrat shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë dhe të PPE për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend”, theksohet në njoftim. 

Berisha ishte i shoqëruar në takim nga deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. 

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike për takimin: 

“Dje Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zhvilloi një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Diskutimi u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore. 

Dr. Berisha nënvizoi se Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ky realitet mori formë në vitin 2015, kur kryeministri Edi Rama lejoi mbjelljen sistematike të kanabisit në të gjithë vendin, duke e shndërruar Shqipërinë në një qendër globale të kultivimit dhe trafikut të narkotikëve. Si rezultat, Shqipëria renditet e para në Europë dhe në vendin e 6–7 në botë për eksportet e kanabisit, sipas të dhënave të monitorimit ndërkombëtar. 

Ai theksoi se grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama, duke krijuar një rrjet aktivitetesh të paligjshme që tashmë depërtojnë në ekonomi, administratë publike dhe procese zgjedhore. Partia Demokratike ka dokumentuar raste të shumta, të mbështetura nga dosje prokurorie, dokumente gjykate, investigime të medias, dhe operacione hetimore ndërkombëtar, përfshirë Sky ECC dhe EncroChat, që konfirmojnë përmasat e ekonomisë së narkotikëve dhe kapjes së shtetit në Shqipëri dhe lidhjen me krimin. 

Kryetari i PD, z. Berisha theksoi se sasi të mëdha të të ardhurave kriminale pastrohen përmes sektorit të ndërtimit, ku një bum ndërtesash shumëkatëshe bie në kontrast të thellë me faktin se shumë prej këtyre kullave mbeten kryesisht bosh. Ky bum artificial ndërtimi ka deformuar ekonominë e Shqipërisë, duke kontribuar në rënien e EURO-s, rënien e eksporteve, të bujqësisë apo sektorëve të tjerë. 

Ai gjithashtu vuri në dukje koston njerëzore të kësaj krize: mbi 1,099,000 qytetarë shqiptarë kanë lënë vendin, sipas të dhënave të EUROSTAT (vetëm në Zonën Shengen, pa llogaritur ata që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera). Ky largim masiv pasqyron një popullsi që nuk sheh më shpresë në një regjim që bllokon rotacionin demokratik, shtyp pluralizmin politik dhe organizon zgjedhje farsë. 

Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Dr. Berisha diskutuan gjithashtu nevojën urgjente për një vizitë në terren në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së, një vizitë që pritet të zhvillohet së shpejti dhe konsiderohet e domosdoshme për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës në vend. 

Sekretarja e Përgjithshme Montserrat shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë dhe të PPE për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend. 

Berisha përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur procesin e integrimit në çdo hallkë të tij, rivendosjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, si dhe vendosmërinë për të përballur krimin e organizuar dhe për të çmontuar strukturat e shtetit narkotik në Shqipëri”. 

 

 

 

 

 

Next Post
“Italia, avokatja e Shqipërisë në BE”/ Rama intervistë për Corriere: Po presim paktin e ri europian për emigracionin

Ç’fituam nga mbledhja e përbashkët në Romë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

September 2, 2026
Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

September 2, 2026
“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

September 2, 2026
“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

September 2, 2026
Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

September 2, 2026
U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

September 2, 2026
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

September 2, 2026
Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë për të përfituar!

Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

September 2, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com