• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Surreli si fshati i Don Corleonëve, ja kush e martoi Veliajn

by
14/05/2015 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

As vërejtja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule, nuk e ka ndalur ish-kryeministrin Sali Berisha që të akuzojë, 12 minuta mbi kohën e lejuar qeverinë dhe reformat e ndërmarra.

Sipas ish-kryeministrit qeveria e majtë po kryen anti-reforma siç është ajo e pensioneve. Ndërsa duke i lidhur reformat me eksodin ish­kryeministri shtoi se kërkesat e shqiptarëve për azil janë më të larta edhe se të sirianëve.

Por pas kësaj Berisha është ndalur në sulmet personale, teksa e ka cilësuar fshatin Surrel, ku kryeministri Rama ka ndërtuar shtëpinë e tij, se është kthyer si në fshatin e Don Corleonëve.

“Ju flisni për reforma dhe i prisni kafshatën e gojës me një të rënë të lapsit 40 mijë familjeve shqiptare. Shqiptarëve të papunë i prisni pagesën pse reformë qenka kjo? Këto janë çnjerëzore, ju po shkatërroni qeniet njerëzore në këtë mënyrë..sa kanë ikur? Sa po ikin? Shqiptarët lanë mbrapa edhe sirianët me kërkesat për azil, eksodi është shpërbërja e kombit, një komb në eksod është një komb në shpërbërje dhe ju këtu ..këndoni dilni krenarë..Po kjo nuk shkon, përgjegjësia qytetare është përgjegjësi qytetare..Në Korçë dhe Myzeqe i latë prodhimet të kalben, ju mbushnit xhepat nga eksportet. Pa llogaritur këtu heqjen e shpërblimit të fundvitit..Surreli si me qenë fshati i Don Corleones..Shkoni ndiqni ministrat si u pasuruan, dasmën thotë ma bëri mamaja, del me 200 mijë euro vila dhe thotë se punët e mira bëhen pa lekë .Ky është slogani i hajdutet.. këto janë standardet këto janë reformat? Këto janë antireforma ”tha Berisha.

Në sulmet e tij- ish-lideri i demokratëve i ka vijuar edhe me kandidadin e majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, në kohën kur ky i fundit ishte ministër. Sipas deputetit të Erion Veliaj kishte marrë projektin e Traku ­Fest në Gjirokastër, ndonëse i ishte ngarkuar Ministrisë së Kulturës. Dhe Berisha e ka një shpjegim për këtë punë dhe ajo ka të bëjë me faktin se me ato para Veliaj bëri dasmën e tij.

“KLSH gjeti se Traku Fest nuk u zhvillua fare. i përkiste ministrisë së kulturës ndërkohë që do e bënte ai që të merrte lekët e dasmës. Po të vret zoti mo të bësh dasmë me para të vjedhura të të varfërve. Pasuria dhe babëzia është bërë ligji juaj kryesor. Traku Fest do ta bënte ministria e Kulturës, por ia dha për favor që të bënte dasmën e Veliajt. Në teatër një bizhozxhi ka vendosur sekretaren ideatorë të teatrit. Vëllai i ministres është i gjithëfuqishëm. Merr edhe drejtorin si aktor në pjesë. Drejtori do mbushë xhepat. Ka vendosur në opera kushërirën, por ama është përzënë nga çdo orkestër. Jo për paaftësi, por është përzënë sepse….shikoni se po shkatërrohet opera. Nëse i shkatërroni këto institucione, i keni shkatërruar vendit një nga gjërat më të çmuara”, tha Berisha.

Nga ana e saj Ministrja Kumbaro ftoi deputetët të merrnin pjesë në Festivalin e Gjirokastrës, ndërsa duke iu kthyer përgjigje ish­kryeministrit Berisha, tha: Kjo javë ka qenë e jashtëzakonshme për Kulturën. Ajo kala e mrekullueshme është kthyer në djep kulture me shumë më pak lekë se sa koncerti i 2012. Sa për operën kemi shitur trefishin e biletave, ka dhënë 25 premiera, kanë ardhur 4 herë më shumë yje të operës botërore”,­ tha ajo.

Next Post

Fati i habitshëm i revolverit të Isa Boletinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com