Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në përmbushje të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka akuzuar Partinë Socialiste se, sipas tij, po pengon mbrojtjen e votës së lirë dhe pluralizmin politik në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi rolin e asaj që e quajti “organizata e PS-së” si armiqësor ndaj votës së lirë të shqiptarëve. Ai pretendoi se kjo forcë politike është bërë mburojë e shkeljeve zgjedhore dhe se institucionet nuk kanë vepruar për dosjet e depozituara lidhur me zgjedhjet.
“Sot është më aktual se asnjëherë tjetër roli armiqësor i kësaj organizate të PS ndaj votës së lirë të shqiptarëve dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Kjo organizatë u bë mburojë e krimeve më të shëmtuara elektorale, më të padëgjuara ndonjëherë”, deklaroi Berisha.
Kreu i demokratëve akuzoi më tej Partinë Socialiste se nuk respekton legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për zgjedhjet.
“Për këtë organizatë të PS, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ekziston. Për këtë organizatë të partisë së krimit, 54 dosje të dorëzuara vetëm për zgjedhjet e fundit janë konservuar turshi”, u shpreh Berisha.


Sa herë që i shtrengohet bytha, çunit të Karagjigjit, fillon e shan SPAKIN…..