Në pak ditë, faqja në Facebook e ish kryeministrit Sali Berisha ka marrë ndoshta dozën më të madhe të komenteve negative.
Herën e parë, ndjekësit e tij vërshuan me kritika për fotomontazhin e trenit në formë penisi, kurse sot një tjetër postim i Berishës ka thyer rekordin e negativitetit, sapo ai postoi një foto ku kritikonte sheshin e gjithë shqiptarëve, sheshin “Skënderbej”.
Por ndryshe nga pritshmëritë që Berisha kishte prej ndjekësve të tij në Facebook që të kritikonin sheshin, ata e kanë masakruar sërish me komente negative, duke përgëzuar punën e Bashkisë së Tiranës për projektin e realizuar.
Me dhjetëra komente të cilat kanë mundur që t’i shpëtojnë filtrave që ka vendosur stafi që I administron profilin në Facebook, shumë prej tyre e kritikojnë se gjatë katër viteve të drejtimit të Bashkisë së Tiranës prej Bashës, sheshi u katandis si mos më keq.
Por nuk kanë munguar as batutat ndaj tij. Një prej miqve virtualë të Berishës ndihet i gëzuar duke i kërkuar ish-kryeministrit që të mos mërzitet, pasi tashmë të gjithë militantët e PD do të kenë një shesh dinjitoz për t’u mbledhur në mitingje ashtu si dikur.
Një tjetër komentues, i kujton ish-kreut të qeverisë që aty ka edhe gurë nga Tropoja, dhe për këtë i kërkon të tregojë më tepër respekt për atë shesh./a.ç