• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon sërish Yuri Kim: Armike e opozitës. Uroj të mos jetë McGonigal politik për interesat e Ramës në Washington

by Java News
28/06/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka dhënë një mesazh për përfundimin e misionit të Yuri Kim si ambasadore e SHBA në vendin tonë duke thënë se shpreson që të jetë McGonigal politik për interesat e Ramës në Washington.

“Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë per interesat e Edi Ramës në Washington”, shkroi Berisha.

Edhe këtë herë nuk kurseu sulmet për Yuri Kim duke thënë se ishte ‘sekretarja e PS’ që shkatërroi opozitën dhe vijon me akuzat se ishte pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobvënës i drejtuar direkt nga McGonigal.

Reagimi i Berishës

Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish Ambasadoren Yuri Kim.

Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, analistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore. Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.

Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanship-in në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të “Konventës së Vienës” gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës. Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal. Ish – shefi i kundërzbulimit të FBI-së për Neë York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.

Ajo nuk reagoj ndaj asnje skandali te qeverise se Edi Rama shkatrrimin e paligjeshem te Teatrit Kombetar, shkeljes se marrveshjes se qershorit 2020 per ligjin elektoral? aferes korruptive te insenerstorve. Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë asnjë fjalë te vetme për superskandalin Rama – McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobvënës i drejtuar direkt nga McGonigal. Ajo si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milion dollarë në Shqipëri. Ish ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit. Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgenjështroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.

Të dashur miq, ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që te emëronte kryetarin e Partisë Demokratike forcës konservatore të vendit duke përdorur kërcenime të hapura ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe habitshëm duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, kumuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse. E gjitha kjo për të mbeshtetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit të lirikës politike Edi Rama.

Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, Zonja Kim shkoi deri atje se të falsikojë në mënyrën më të neveritshme marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në 100 vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.

Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë per interesat e Edi Ramës në Washington./m.j

 

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Turizmi, lokomotiva e rritjes së PBB-së shqiptare më 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In